Inflacioni zbret në 7.1% sipas Eurostat/ Edhe në janar mbetemi mes vendeve me rritjen më të ulët në rajon dhe Europë

Instituti i Statistikave ka publikuar Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit për muajin Janar të vitit 2023, që mat rritjen e çmimeve sipas metodës së Eurostat. Ky tregues fiksohet në 7.1%, ndërkohë që sipas metodës së Instat, për muajin janar fiksohej në 7.2%. Krahasuar me muajin paraardhës, pra muajin dhjetor të vitit që lamë pas, çmimet duket se kanë pësuar një rënie të lehtë me 0.4 pikë përqindje.
Rritja më e madhe e çmimeve, prej 11.8% vërehet në grupin “Ushqime dhe pije joalkoolike”, pasuar nga grupet “Transporti” me 6.9%, “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” me 6.7%, “Veshje dhe këpucë” me 5.3%, “Pije alkoolike dhe duhan” me 4.7%, “Hotele, kafene dhe restorante” me 4.6% dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 4.1%. Me rritje paraqiten edhe grupet “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 3.4%, “Shërbimi arsimor” me 3.1%, “Shëndeti” dhe “Argëtim dhe kulturë” me 2.2% secili dhe “Komunikimi” me 1.1%.
Në muajin Janar 2023, ndryshimi mujor i matur nga Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit është 1.1%. Ky ndryshim është ndikuar kryesisht nga rritja e çmimeve të grupit “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 2.8%, pasuar nga grupet “Argëtim dhe kulturë” me 0.7%, “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” me 0.4%, “Transporti”, “Hotele, kafene dhe restorante” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0.3% secili. Me rrije po ashtu paraqiten “Pije alkoolike dhe duhan”, “Veshje dhe këpucë” dhe “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 0.2% secili dhe “Shërbimi arsimor” me 0.1%. Nga ana tjetër, çmimet e grupit “Shëndeti” u ulën me 0.2%.
Krahasuar me vendet e tjera të Europës ndërkohë, norma vjetore e rritjes së çmimeve në vendin tonë prej 7.1% në janar rezulton të jetë e 6-ta më e ulët mes vendeve të BE-së, dhe nën mesataren e Bashkimit Europian, e cila fiksohet pranë 10%. Turqia raportohet si vendi me rritjen më të lartë të çmimeve në Europë, prej 57.7% në janar, pasuar nga Hungaria dhe Letonia me 26.2% dhe 21.4%. Nga krahu i kundërt i tabelës gjendet Zvicra, për të disatën herë, me një normë të inflacioni të harmonziar pranë rreth 3.2%, sinjalizojnë shifrat zyrtare. Luksemburgu, Spanja, Qipro, Malta dhe Franca po ashtu janë mes vendeve me rritjen më të ulët të çmimeve.
Krahasuar me vendet e rajonit Shqipëria mbetet e fundit me çmimet më të ulta. Maqedonia e Veriut kryeson me 16%, pasuar nga Serbia me 15.2% dhe Mali i Zi me 14.8%.
Theksojmë se Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit i referohet metodologjisë europiane, por të dhënat janë ato të Institutit të Statistikave, por të vetmet ndyshime mes dy metodologjive janë sa i përket peshës që zë secili grup në normën e rritjes së çmimeve.
Sondazh

1 në 5 shqiptarë banojnë mes lagështirës/ Eurostat: Shqipëria, ndër vendet me normën më të lartë në Europë dhe në rajon
Shqiptarët, në krahasim me familjet europiane, renditen ndër vendet e para sa i përket pronësisë së shtëpive të tyre, por renditen ndër të fundit sa i përket......

Vizitorët dhe netë qëndrimet prekin rekord/ Gjatë vitit që lamë pas, 1.5 milionë vizitorë nëpër hotele, "thyhet" edhe periudha para pandemisë
Të dhënat e “Strukturave Akomoduese” sa i përket numrit të vizitorëve nuk paraqiten pozitive vetëm për muajin dhjetor të vitit që lamë pas, por kanë thyer edhe......

Nëntoka shqiptare eksporton €1.82 mld në vit/ Sa 11% e PBB së vendit. Eksportet përfaqësojnë 74% të prodhimit mineral. Nafta, peshën më të madhe
“Scan Intel” ka analizuar vlerën e asaj që prodhon nëntoka shqiptare në një vit, të paktën në eksport. Për këtë arsye janë marrë në filtër eksportet e 14......

Investimet në biznes, niveli më i ulët që nga 2013-ta/ Ndërtimi, sektori me më shumë investime, zë 21% të totalit
Të dhënat e fundit nga “Anketa Strukturore pranë Ndërmarrjeve” na sigurojnë informacione të vlefshme mbi nivelin e investimeve të ndërmarrjeve të regjistruara......

Tregtia e jashtme e nis vitin mbarë/ Defiçiti zbret në vetëm 16 mld lekë, rekordi më pozitiv në 10 vite
Të dhënat e përditësuara mbi tregtinë e jashtme nga Instituti i Statistikave për muajin e parë të këtij viti tregojnë se, eksportet kapën vlerën e 42 miliardë......

Bizneset, €2.3 mld fitime në 2021-shin/ €670 milionë më shumë se 5 vite më parë, por pesha e sektorëve në "tortën" e fitimeve nuk ka ndryshuar
Të dhënat e fundit nga “Anketa Strukturore pranë Ndërmarrjeve” na sigurojnë një panoramë interesante mbi strukturën ekonomike, financiare dhe karakteristikat......

Pushimet, shqiptarët të parët në Europë për pamundësi/ 67% e të rinjve deklarojnë se nuk kanë bërë dot as një javë pushime
Disa ditë pushime mund të sjellin efekte psikologjike e fizike mjaft pozitive duke u përkthyer më vonë në energji për të realizuar synimet tona, por jo të......

Trendi demografik, jugu drejt "shuarjes"/ Korça dhe Gjirokastra, 50% më pak lindje në 10 vjet. Në qendër dhe veri, situatë më pak "dramatike"
Nisur nga të dhënat e “Institutit të Statistikave” mbi treguesit demografikë, “Scan Intel” ka analizuar këtë herë lindjet, vdekjet dhe shtesën natyrore të......