Nëntoka shqiptare eksporton €1.82 mld në vit/ Sa 11% e PBB së vendit. Eksportet përfaqësojnë 74% të prodhimit mineral. Nafta, peshën më të madhe

“Scan Intel” ka analizuar vlerën e asaj që prodhon nëntoka shqiptare në një vit, të paktën në eksport. Për këtë arsye janë marrë në filtër eksportet e 14 zërave, ku dominojnë kryesisht mineralet dhe metalet. Vlerat më të fundit publike në këtë drejtim i referohen vitit 2022 si të plotë. Nga ana tjetër, vlera totale që do të nxjerrim nga kjo përllogaritje përbën më shumë se ¾-tën e tregut. Të dhënat e vitit 2021 tregojnë se të ardhurat nga renta minerare të mbledhura nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve fiksohen në 864 milionë lekë, ndërsa ato nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave pranë 2.44 miliardë lekë, për një total prej 3.3 miliardë lekësh, ose rreth 29 milionë euro. Pra, të ardhurat në arkën e shtetit nëpërmjet Drejtorisë së Përgjishme të Tatimeve sa i përket rentës minerare përbëjnë vetëm 26% të totalit, ndërsa ato nga doganat rreth 74% të totalit, çka do të thotë se ¾ e prodhimit të mineraleve në vendin tonë shkon për eskport. Nga ana tjetër, referuar totalit të eksporteve për vitin 2021, në rreth 147 miliardë lekë, renta minerare vetëm nga doganat përkthehet në vetëm 1.6% të totalit.
Në total, shifrat e vitit 2022 flasin për plot 209.8 miliardë lekë eksporte të këtyre produkteve, çka përkthehet në plot 1.82 miliardë euro. Kjo shifër është e barabartë me thuajse 11% të Prodhimit të Brendshëm Bruto të vendit tonë sa i përket vlerësimeve për vitin 2022.
Nëse i shohim më në detaj të 14 këto zëra sipas renditjes dhe peshës që kanë mbi totalin vëmë re se 5 të parat përfaqësojnë plot 90% të totalit. Në vend të parë me diferencë të ndjeshme renditen “lëndët djegëse minerale”, pra hidrokarburet, me plot 82.9 miliardë lekë, ose 39.5% të totalit. Më pas ndjek “Giza dhe çeliku” me 62 miliardë lekë, ose rreth 30% të totalit. “Alumini dhe artikujt prej tij” përbëjnë 8.3% të totalit, me rreth 17.5 miliardë lekë. Ndjekin “Xeherorët, zgjyra dhe hiri”, me 7.8%, “Artikujt prej gize dhe çeliku” me 4.9%, “kripërat, sulfuret, oksidet, gëlqerja dhe çimento” me 3.9%, e me radhë metalet bazë, bakri, plumbi, zinku, kallaji dhe nikeli.
Krahasuar me vitet e kaluara ndërkohë shohim që gjatë viteve të fundit është regjistruar një rritje mjaft e ndjeshme e eksporteve në vlerë, e theksuar ndjeshëm gjatë vitit 2022, kryesisht si pasojë e rritjes së çmimeve të lëndëve të para në tregjet ndërkombëtare. Ndërkohë që në vitin 2022 eksportet e këtyre produkteve, kryesisht atyre të nëntokës kapnin vlerën e 209 miliardë lekëve, në vitin 2021 fiksoheshin pranë rreth 1.5 miliardë lekëve, pra në rritje me 42%. Krahasuar me vitin 2020, rritje ne vlerë absolute fiksohet në plot 700 milionë euro, sinjalizojnë shifrat zyrtare ngë Instituti i Statistikave. Në rast se këtë krahasim do ta bënim me vitin 2005, si viti i fundit me të dhëna publike në këtë drejtim, shohim se diferenca është drastike. Asokohe, vlera e eksporteve të produkteve të nëntokës fiksohej në diçka më shumë se 100 milionë euro. Pra kemi të bëjmë me 1.7 miliardë euro më shumë.
Të dhënat janë vetëmn në vlerë, pasi në peshë shohim një rënie graduale gjatë viteve të fundit, me shifrën e vitit 2022 që ka prekur nivelin më të ulët që prej vitit 2010, ndërkohë që rekordi historik është arritur në vitin 2014.
Siç e tregojnë qartë shifrat, Shqipëria eksporton pasuri nëntokësore prej më shumë se 1.8 miliardë euro në vit, e barabartë me rreth 11% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, ndërkohë që renta minerare përfaqëson jo më shumë se 2% të vlerës së këtyre eksporteve, në një kohë që këto të fundit kanalizojnë thuajse ¾ e prodhimit mineral në vendin tonë dhe vetëm çereku mbetet për përdorim të brendshëm në treg.
Sondazh

Investimet në biznes, niveli më i ulët që nga 2013-ta/ Ndërtimi, sektori me më shumë investime, zë 21% të totalit
Të dhënat e fundit nga “Anketa Strukturore pranë Ndërmarrjeve” na sigurojnë informacione të vlefshme mbi nivelin e investimeve të ndërmarrjeve të regjistruara......

Tregtia e jashtme e nis vitin mbarë/ Defiçiti zbret në vetëm 16 mld lekë, rekordi më pozitiv në 10 vite
Të dhënat e përditësuara mbi tregtinë e jashtme nga Instituti i Statistikave për muajin e parë të këtij viti tregojnë se, eksportet kapën vlerën e 42 miliardë......

Bizneset, €2.3 mld fitime në 2021-shin/ €670 milionë më shumë se 5 vite më parë, por pesha e sektorëve në "tortën" e fitimeve nuk ka ndryshuar
Të dhënat e fundit nga “Anketa Strukturore pranë Ndërmarrjeve” na sigurojnë një panoramë interesante mbi strukturën ekonomike, financiare dhe karakteristikat......

Pushimet, shqiptarët të parët në Europë për pamundësi/ 67% e të rinjve deklarojnë se nuk kanë bërë dot as një javë pushime
Disa ditë pushime mund të sjellin efekte psikologjike e fizike mjaft pozitive duke u përkthyer më vonë në energji për të realizuar synimet tona, por jo të......

Trendi demografik, jugu drejt "shuarjes"/ Korça dhe Gjirokastra, 50% më pak lindje në 10 vjet. Në qendër dhe veri, situatë më pak "dramatike"
Nisur nga të dhënat e “Institutit të Statistikave” mbi treguesit demografikë, “Scan Intel” ka analizuar këtë herë lindjet, vdekjet dhe shtesën natyrore të......

Kredia në rritje për të gjitha rrethet/ Kryeson Tirana me 14%. Elbasani për kredinë për shtëpi, me 16.2%. Shkodra në tkurrje për atë konsumatore
Referuar të dhënave të publikuara nga Banka e Shqipërisë për “Huatë për individët sipas rrethit dhe qëllimit të përdorimit”, në tremujorin e katërt, në total......

Kush fitoi dhe kush humbi nga kriza? Vlonjatët, të vetmit me rënie të kursimeve. Durrsakët dhe lezhjanët rritën depozitat deri në 8%
“Scan Intel” ka analizuar shifrat zyrtare sa i përket depozitave në sektorin bankar për të kutpuar se si ka ndikuar viti 2022, ai i krizës në kursimet e......

Cilat biznese morën më shumë kredi në 2022-shin? Tregtia vijon në vend të parë, por me rënie, ndërtimi i dyti, me 20% të totalit
Sipas shifrave të fundit të publikuara nga Banka e Shqipërisë për vitin 2022 vihet re një rënie e huave të reja të dhëna gjatë dhjetorit drejt bizneseve dhe......