Pushimet, shqiptarët të parët në Europë për pamundësi/ 67% e të rinjve deklarojnë se nuk kanë bërë dot as një javë pushime

Disa ditë pushime mund të sjellin efekte psikologjike e fizike mjaft pozitive duke u përkthyer më vonë në energji për të realizuar synimet tona, por jo të gjithë kanë mundësi për të përballuar koston që kanë, qoftë edhe për një periudhë shumë të shkurtër. “Scan Intel” ka analizuar të dhëna shumë interesante nga “Agjencia Europiane e Statistikave” sa i përket kushteve sociale dhe më konkretisht të dhëna mbi pushimet. Sipas shifrave vlerësohet se Shqipëria është vendi me normën më të lartë të personave të cilët nuk kanë përballuar dot një javë pushime larg shtëpisë kur ishin 14 vjeç. Të dhënat janë siguruar përmes sondazheve të zhvilluara gjatë vitit 2019-me persona të moshave të ndyshme.
Nga shifrat e marra ne analizë rezulton se në Shqipëri rreth 67% e popullsisë së anketuar të moshës 25 deri në 34 vjeç nuk kanë mundur dot të realizojnë të paktën një javë pushime larg shtëpisë kur ishin në moshën 14 vjeç. Më këtë normë Shqipëria renditet në vend të parë, duke kryesuar Europën. Shqipëria pasohet nga vendet e rajonit, si Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut, me 49.8% dhe 44.8%. Sipas të dhënave të “Eurostat” vlerësohet se mesatarisht në Bashkimin Europian janë 21.7% e moshës 25 deri në 34 vjeç, të cilët kanë qenë të pamundur për të realizuar një javë pushime larg shtëpisë. Ndërkohë, sa i përket vendeve të Europës të cilat regjistrojnë normën më të ulët janë Finlanda me 8.3%, Danimarka me 8.8% dhe Norvegjia me 11.1%.
“Scan Intel” ndër të tjera e ka analizuar këtë tregues edhe për grupmosha më të rritura. Përsëri Shqipëria renditet në vend të parë me normën më të lartë. Në Shqipëri janë 81.3% e grupmoshës nga 35 deri në 44 vjeç të cilët janë shprehur se nuk kanë realizuar pushime kur kanë qenë në moshën 14 vjeç. Nga një përllogaritje e thjeshtë dalim në përfundimin se një person i moshës 35 vjeç në vitin 2019-të, kur është realizuar anketa, ka mbushur 14 vjeç në vitin 1998, vite në të cilat ekonomia e familjeve shqiptare nuk kishte stabilitet. Shqipëria kryeson listën edhe për personat e grupmoshës 45 deri në 59 vjeç të cilat nuk kanë kryer pushime të paktën një javë larg shtëpisë kur ishin 14 vjeç. Ndër shtetet të BE-së, vendet me përqindjet më të ulta të individëve të kësaj moshe në këtë situatë ishin Norvegjia me 11.7%, Estonia dhe Finlanda me 12% secili.
Megjithatë, edhe në ditët e sotme, shumë pak nga familjet shqiptare planifikojnë pushime. Le të rikujtojmë të dhënat e Barometrit Ekonomik Scan. Ajo që bie në sy nga rezultati i anketës në lidhje me këtë çështje është fakti se gjysma e shqiptarëve, më saktësisht 49% e tyre, nuk planifikonin të bënin pushime verore, (me të paktën një natë fjetje), referuar të dhënave të vitit 2021.
Sondazh

Trendi demografik, jugu drejt "shuarjes"/ Korça dhe Gjirokastra, 50% më pak lindje në 10 vjet. Në qendër dhe veri, situatë më pak "dramatike"
Nisur nga të dhënat e “Institutit të Statistikave” mbi treguesit demografikë, “Scan Intel” ka analizuar këtë herë lindjet, vdekjet dhe shtesën natyrore të......

Kredia në rritje për të gjitha rrethet/ Kryeson Tirana me 14%. Elbasani për kredinë për shtëpi, me 16.2%. Shkodra në tkurrje për atë konsumatore
Referuar të dhënave të publikuara nga Banka e Shqipërisë për “Huatë për individët sipas rrethit dhe qëllimit të përdorimit”, në tremujorin e katërt, në total......

Kush fitoi dhe kush humbi nga kriza? Vlonjatët, të vetmit me rënie të kursimeve. Durrsakët dhe lezhjanët rritën depozitat deri në 8%
“Scan Intel” ka analizuar shifrat zyrtare sa i përket depozitave në sektorin bankar për të kutpuar se si ka ndikuar viti 2022, ai i krizës në kursimet e......

Cilat biznese morën më shumë kredi në 2022-shin? Tregtia vijon në vend të parë, por me rënie, ndërtimi i dyti, me 20% të totalit
Sipas shifrave të fundit të publikuara nga Banka e Shqipërisë për vitin 2022 vihet re një rënie e huave të reja të dhëna gjatë dhjetorit drejt bizneseve dhe......

Viti 2022, me kreditim rekord/ Rreth €120 mln më shumë hua se viti 2021. Vetëm për blerje banese u dhanë €400 mln
Sipas shifrave të fundit të publikuara nga Banka e Shqipërisë, vihet re që viti 2022 shënon vlerën më të lartë të huave të reja të disbursuara drejt individëve......

Vit krize, por €529 mln më shumë në banka/ Depozitat u rritën në 2022-shin, por vetëm në valutë, në tkurrje ato në lekë
Viti 2022 është mbyllur me 1.277 trilionë lekë depozita në paranë e gjerë, sinjalizojnë shifrat e Bankës së Shqipërisë. Krahasuar me Dhjetorin e vitit 2021,......

Indeksi global i bujarisë, Shqipëria e 96-ta në botë/ Renditemi si vendi "më pak bujar" në rajon, dhe i parafundit në botë për vullnetarizmin
Sipas Indeksit të Bujarisë 2022, të publikuar nga “Fondacioni i ndihmës dhe bamirësisë” (Charities Aid Foundation), Shqipëria renditet në vend të 96-të sa i......

Korrupsioni, Shqipëria më keq se 6 vite më parë/ Transparency International: Përmirësim me vetëm 1 pikë, renditet e 101-ta në botë për vitin 2022
Indeksi i Perceptimit të Korrupsionit 2022 (CPI) i publikuar nga “Transparency International” tregon se shumica e vendeve në botë po dështojnë të ndalojnë......