Kredia në rritje për të gjitha rrethet/ Kryeson Tirana me 14%. Elbasani për kredinë për shtëpi, me 16.2%. Shkodra në tkurrje për atë konsumatore

Referuar të dhënave të publikuara nga Banka e Shqipërisë për “Huatë për individët sipas rrethit dhe qëllimit të përdorimit”, në tremujorin e katërt, në total arriti në vlerën e 249 miliardë lekëve duke shënuar vlerën më të lartë të huamarrjes. Kjo rritje fiksohet në 2% krahasuar me tremujorin paraardhës dhe me 12% ose 26 miliardë lekë krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2021.
Huatë për individë sipas rrethit, krahasuar me të njëtën periudhë të një viti më parë, rezultojnë me rritje për të gjitha rrethet e përfshira në raport. Kështu, rrethi i Tiranës shënon rritjen më të madhe për sa i përket huave, rreth 14% fiksohet rritja për këtë rreth ose shprehur në vlera monetare do të ishte rreth 19 miliardë lekë. Rritje të konsiderueshme kanë edhe rrethet si ai i Durrësit, ku rritja në totalin e huave fiksohet në 13% dhe rrethi i Korçës për të cilin, rritja për tremujorin e katërt arrin në vlerat e 9.61%, si dhe Elbasani me 8.62%. Për rrethe si Vlora, Fieri dhe Shkodra rritja në totalin e huave për tremujorin e katërt përllogaritet në rreth 6%.
Totali i huave që gëzon rrethi i Tiranës për tremujorin e katërt të 2022,është në nivelin e reth 162 mld lekë. Krahasimi me tremujorin që lamë pas tregon se ky rreth shënoi rritje me 1.99% ose shprehur në vlerë monetare do të ishte 3.2 mld lekë në totalin e huave për individë. Nga ana tjetër, rrethi i Vlorës dhe i Fierit kanë pësuar një rënie të lehtë të huavë për individë, krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2022, kjo rënie përllogaritet në rreth 0.5%.
Huatë për individë sipas qëllimit ndahen mes tre kategorive, ku dy kryesoret janë huaja konsumatore dhe huaja për blerje banesash. Nëse ndalemi tek huatë për blerje banesash, vihet re që ritmet e rritjes së saj janë mbi ato të huasë për atë rreth, pra në rast se portofoli i huasë në Elbasan për individët është rritur me 8.6%, huaja për blerje banese është rritur me 16.2%. Elbasani qëndron në vend të parë përsa i përket termave të rritjes së huasë për blerje banese, më pas ndjek Tirana me 15.7%, Shkodra 15.6% dhe Durrësi me 14.1%. Nga krahu i kundërt është Fieri me vetëm 7.4%. Sakaq, shohim që dy prej rretheve shënojnë tkurrje të portofolit të kredisë në segmentin e huasë konsumatore dhe respektivisht janë Shkodra me -3.3% dhe Vlora -1.9%. Këto shifra vijnë në një vit krize të rëndë për konsumatorin si rrjedhoje e inflacionit dhe rritjes rekord të çmimeve të produkteve të konsumit.
Sondazh

Kush fitoi dhe kush humbi nga kriza? Vlonjatët, të vetmit me rënie të kursimeve. Durrsakët dhe lezhjanët rritën depozitat deri në 8%
“Scan Intel” ka analizuar shifrat zyrtare sa i përket depozitave në sektorin bankar për të kutpuar se si ka ndikuar viti 2022, ai i krizës në kursimet e......

Cilat biznese morën më shumë kredi në 2022-shin? Tregtia vijon në vend të parë, por me rënie, ndërtimi i dyti, me 20% të totalit
Sipas shifrave të fundit të publikuara nga Banka e Shqipërisë për vitin 2022 vihet re një rënie e huave të reja të dhëna gjatë dhjetorit drejt bizneseve dhe......

Viti 2022, me kreditim rekord/ Rreth €120 mln më shumë hua se viti 2021. Vetëm për blerje banese u dhanë €400 mln
Sipas shifrave të fundit të publikuara nga Banka e Shqipërisë, vihet re që viti 2022 shënon vlerën më të lartë të huave të reja të disbursuara drejt individëve......

Vit krize, por €529 mln më shumë në banka/ Depozitat u rritën në 2022-shin, por vetëm në valutë, në tkurrje ato në lekë
Viti 2022 është mbyllur me 1.277 trilionë lekë depozita në paranë e gjerë, sinjalizojnë shifrat e Bankës së Shqipërisë. Krahasuar me Dhjetorin e vitit 2021,......

Indeksi global i bujarisë, Shqipëria e 96-ta në botë/ Renditemi si vendi "më pak bujar" në rajon, dhe i parafundit në botë për vullnetarizmin
Sipas Indeksit të Bujarisë 2022, të publikuar nga “Fondacioni i ndihmës dhe bamirësisë” (Charities Aid Foundation), Shqipëria renditet në vend të 96-të sa i......

Korrupsioni, Shqipëria më keq se 6 vite më parë/ Transparency International: Përmirësim me vetëm 1 pikë, renditet e 101-ta në botë për vitin 2022
Indeksi i Perceptimit të Korrupsionit 2022 (CPI) i publikuar nga “Transparency International” tregon se shumica e vendeve në botë po dështojnë të ndalojnë......

Blegtoria, Shqipëria me rënien më të madhe në Europë/ Deri në 32% më pak krerë në 7 vite, mbi 8 herë më shumë se mesatarja e BE
“Scan Intel” ka analizuar statistikat publike për të kuptuar nëpërmjet shifrave realitetin e blegtorisë shqiptare dhe rënien e qendrueshme dhe drastike nga......

Transporti "vulos" rënien e tregtisë në 2022-shin/ Rritja e çmimeve ka nxitur një tkurrje prej rreth 20%. "Shpëton" vetëm transporti ajror, "falë" turizmit
Të dhënat e INSTAT përmes publikimit “Statistikat e Transportit” përgjatë muajit dhjetor tregojnë për një rënie të volumit të mallrave të transportuara në......