Tregtia e jashtme e nis vitin mbarë/ Defiçiti zbret në vetëm 16 mld lekë, rekordi më pozitiv në 10 vite

Të dhënat e përditësuara mbi tregtinë e jashtme nga Instituti i Statistikave për muajin e parë të këtij viti tregojnë se, eksportet kapën vlerën e 42 miliardë lekëve, në rritje me 20.3% krahasuar me janarin e vitit 2022, kur ishin 35 miliardë lekë, si dhe në rritje me 4.6% krahasuar me muajin dhjetor. Sa i përket importeve shifrat tregojnë se në janar të këtij viti prekën nivelin e 58 miliardë lekëve, në rritje me 5.8% krahasuar me vitin e kaluar, dhe në rënie me 38.5% krahasuar me muajin dhjetor. Defiçiti tregtar për janarin fiksohet kështu në 16 miliardë lekë, në rënie me 19% krahasuar me një vit më parë. Këtu kemi të bëjmë me një rekord, pasi asnjëherë më parë, të paktën gjatë dy viteve të fundit, kjo shifër nuk kishte qenë kaq e ulët. Madje, mesatarja mujore e 2 viteve të fundit sinjalizon një shifër prej 37 miliardë lekësh defiçit tregtar. “Scan Intel” i ka analizuar shifrat edhe ndër vite, për të kuptuar se kur ka qenë për herë të fundit defiçiti tregtar kaq i ulët, dhe u desh të shkonim deri në janarin e vitit 2013, me një shifër prej 16.03 mld lekëve, nga 16.11 miliardë lekë në janarin e këtij viti. Gjithsesi, ky është edhe një efekt sezonal, pasi janari karakteriozhet gjithmonë nga një epwrsi e lehtë e eksporteve ndaj importeve, edhe rrjedhojë e faktit se fundi i vitit sjell vlera të larta importi si pasojë e konsumit të fundvitit.
Në rritjen e eksporteve me 20.2% në Janar, kontributin më të madh e kanë dhënë grupet: “Minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike”, me 12.9 pikë përqindje, “Tekstile dhe këpucë” me 3.7 pikë përqindje, dhe “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” me 1.6 pikë përqindje. Ndërsa negativisht ka ndikuar grupi: “Produkte kimike dhe plastike”, me -0.8 pikë përqindje. Në drejtim të importeve ndërkohë, kontributin më të madh në rritjen vjetore prej 5.8% e kanë dhënë grupet: “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi”, me 4.1 pikë përqindje, “Produkte kimike dhe plastike”, me 1.8 pikë përqindje, si dhe “Ushqim, pije, duhan”, me 1.3 pikë përqindje.
Sa i përket partnerëve tregtarë, ndryshimet më të mëdha në drejtim të eksporteve në janar janë regjistruar me: Maqedoninë e Veriut, në rritje me 207.5%, Kosovën në rritje me 31.4% dhe Greqinë më 81.6%, Italinë, në rënie me 4.1%, Gjermaninë, në rënie me -17.7% si dhe Kinën, me -24.2%. Në drejtim të importeve ndërkohë, rritjen më të madhe e regjstrojnë: Kina me 27.4%, Gjermania me 16.2%, si dhe SHBA me 67.1%. Ndërsa vendet me të cilat importet kanë pasur uljen më të madhe janë: Italia me 12.3%, Turqia me 4.4% si dhe Greqia me 7.1%.
Por, këto shifra i referohet vetëm tregtisë së jashtme në vlerë. “Scan Intel” ndërkohë i ka analizuar indikatorët edhe në peshë, për t`i “zhveshur” disi nga efekti i rritjes së çmimeve. Por, ndryshe nga muajt pararendës, janari konfirmon një ecuri pozitive, deri diku. Kështu, sa i përket eksporteve në peshë gjatë janarit, ato rezultojnë me vetëm 0.4% rënie krahasuar me janarin e vitit të kaluar, ndërkohë që në vlerë rriteshin me rreth 20%. Nëse i shohim shifrat sipas grupmallrave, vëmë re se, “Prodhimet e drurit dhe të letrës” regjistrojnë rënien më të madhë në volum, me -28.5%, nderkur nga “Produktet kimike dhe plastike”. “Ushqime, pije, duhan” ndërkohë janë në rritje me plot 15.6%, ndërsa “Materialet e ndërtimit dhe metalet” me 21.6%. Edhe “Tekstile e këpucë”, që përfaqësojnë sektorin fason janë në rritje, me 2%.
Nëse shohim vetëm importet në volum, ato rezultojnë 3.5% më të larta se janari i vitit 2022, ndërkohë që në vlerë rriteshin me 5.8%. Rënien më të madhe e shënojnë grupet: “Ushqime, pije, duhan”, me -15.1%, “Produkte kimike dhe plastike, me -39%”, “Prodhime druri dhe letre”, me -30.8%, “Tekstile dhe këpucë”, me -11%, apo “Materiale ndërtimi dhe metale”, me -8.7%. Rënien e madhe të importeve në volum të këtyre grupeve duket se e ka kompensuar rritja e ndjeshme, me 32% e grupit të lëndëve djegëse, mineraleve dhe energjisë elektrike. Rënia e theksuar e çmimeve të hidrokarbureve në tregjet ndërkombëtare duket se ka nxitur edhe një rritje të importeve.
Sondazh

Bizneset, €2.3 mld fitime në 2021-shin/ €670 milionë më shumë se 5 vite më parë, por pesha e sektorëve në "tortën" e fitimeve nuk ka ndryshuar
Të dhënat e fundit nga “Anketa Strukturore pranë Ndërmarrjeve” na sigurojnë një panoramë interesante mbi strukturën ekonomike, financiare dhe karakteristikat......

Pushimet, shqiptarët të parët në Europë për pamundësi/ 67% e të rinjve deklarojnë se nuk kanë bërë dot as një javë pushime
Disa ditë pushime mund të sjellin efekte psikologjike e fizike mjaft pozitive duke u përkthyer më vonë në energji për të realizuar synimet tona, por jo të......

Trendi demografik, jugu drejt "shuarjes"/ Korça dhe Gjirokastra, 50% më pak lindje në 10 vjet. Në qendër dhe veri, situatë më pak "dramatike"
Nisur nga të dhënat e “Institutit të Statistikave” mbi treguesit demografikë, “Scan Intel” ka analizuar këtë herë lindjet, vdekjet dhe shtesën natyrore të......

Kredia në rritje për të gjitha rrethet/ Kryeson Tirana me 14%. Elbasani për kredinë për shtëpi, me 16.2%. Shkodra në tkurrje për atë konsumatore
Referuar të dhënave të publikuara nga Banka e Shqipërisë për “Huatë për individët sipas rrethit dhe qëllimit të përdorimit”, në tremujorin e katërt, në total......

Kush fitoi dhe kush humbi nga kriza? Vlonjatët, të vetmit me rënie të kursimeve. Durrsakët dhe lezhjanët rritën depozitat deri në 8%
“Scan Intel” ka analizuar shifrat zyrtare sa i përket depozitave në sektorin bankar për të kutpuar se si ka ndikuar viti 2022, ai i krizës në kursimet e......

Cilat biznese morën më shumë kredi në 2022-shin? Tregtia vijon në vend të parë, por me rënie, ndërtimi i dyti, me 20% të totalit
Sipas shifrave të fundit të publikuara nga Banka e Shqipërisë për vitin 2022 vihet re një rënie e huave të reja të dhëna gjatë dhjetorit drejt bizneseve dhe......

Viti 2022, me kreditim rekord/ Rreth €120 mln më shumë hua se viti 2021. Vetëm për blerje banese u dhanë €400 mln
Sipas shifrave të fundit të publikuara nga Banka e Shqipërisë, vihet re që viti 2022 shënon vlerën më të lartë të huave të reja të disbursuara drejt individëve......

Vit krize, por €529 mln më shumë në banka/ Depozitat u rritën në 2022-shin, por vetëm në valutë, në tkurrje ato në lekë
Viti 2022 është mbyllur me 1.277 trilionë lekë depozita në paranë e gjerë, sinjalizojnë shifrat e Bankës së Shqipërisë. Krahasuar me Dhjetorin e vitit 2021,......