1 në 5 shqiptarë banojnë mes lagështirës/ Eurostat: Shqipëria, ndër vendet me normën më të lartë në Europë dhe në rajon

Shqiptarët, në krahasim me familjet europiane, renditen ndër vendet e para sa i përket pronësisë së shtëpive të tyre, por renditen ndër të fundit sa i përket kushteve optimale që duhet të ofrojë banesa ku ata kalojnë një pjesë të mirë të kohës së tyre. Të dhënat e“Eurostat” janë bazuar në sondazhe ku në secilin shtet është marrë një kampion përfaqësues dhe të anketuarit janë pyetur mbi fusha të caktuara të mirëqenies. Sipas të dhënave të “Agjencisë Europiane të Statistikave”, sa i përket kushteve të jetesës, 22% e shqiptarëve të anketuar janë përgjigjur se jetojnë në banesa me lagështirë ose në banesa me cilësi jo të mirë të dyerve dhe dritareve. Në krahasim me vendet e tjera, kjo përqindje e rendit Shqipërinë mes vendeve të para me përqindjen më të lartë. Më konkretisht, vendi ynë renditet në vend të 5-të.
Mesatarja e Bashkimit Europian për këtë tregues është 14.8%. Pra, rreth 15% e të anketuarve në Bashkimin Europian janë shprehur se jetojnë në banesa me lagështi. Katër vendet e para me normën më të lartë janë Qipro, Turqia, Portugalia dhe Mali i Zi. Në Qipro 39.1% e të anketurave jetojnë në banesa me lagështirë ose me çati që pikojnë, ndërkohë në Turqi kjo normë është 34.7%. Në dy vendet pasuese norma arrin në 25.2% për Portugalinë dhe 22.4% për Malin e Zi.
Nëse do ta ngushtonim më shumë fokusin, pra nëse Shqipërinë do ta krahasonim me rajonin, shifrat tregojnë se vetëm Mali i Zi është më keq se Shqipëria, ndërkohë që norma për Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë është poshtë mesatares së Bashkimit Europian. Në Maqedoninë e Veriut janë 13% e personave të cilët jetojnë në banesa që mbajnë lagështirë, ndërkohë në Serbi kjo normë është akoma më e ulët, pranë 11.4%.
Nga renditja e përgjithshme vihet re se shtetet me normën më të ulët janë Finlanda, Sllovakia, Polonia dhe Malta. Në Finlandë vetëm 4.5% e të anketuarve janë shprehuar se jetojnë në banesa me lagështirë, ndërkohë në Sllovaki, Poloni dhe Maltë ky tregues është 4.9%, 6% dhe 6.1% respektivisht.
Sondazh

Vizitorët dhe netë qëndrimet prekin rekord/ Gjatë vitit që lamë pas, 1.5 milionë vizitorë nëpër hotele, "thyhet" edhe periudha para pandemisë
Të dhënat e “Strukturave Akomoduese” sa i përket numrit të vizitorëve nuk paraqiten pozitive vetëm për muajin dhjetor të vitit që lamë pas, por kanë thyer edhe......

Nëntoka shqiptare eksporton €1.82 mld në vit/ Sa 11% e PBB së vendit. Eksportet përfaqësojnë 74% të prodhimit mineral. Nafta, peshën më të madhe
“Scan Intel” ka analizuar vlerën e asaj që prodhon nëntoka shqiptare në një vit, të paktën në eksport. Për këtë arsye janë marrë në filtër eksportet e 14......

Investimet në biznes, niveli më i ulët që nga 2013-ta/ Ndërtimi, sektori me më shumë investime, zë 21% të totalit
Të dhënat e fundit nga “Anketa Strukturore pranë Ndërmarrjeve” na sigurojnë informacione të vlefshme mbi nivelin e investimeve të ndërmarrjeve të regjistruara......

Tregtia e jashtme e nis vitin mbarë/ Defiçiti zbret në vetëm 16 mld lekë, rekordi më pozitiv në 10 vite
Të dhënat e përditësuara mbi tregtinë e jashtme nga Instituti i Statistikave për muajin e parë të këtij viti tregojnë se, eksportet kapën vlerën e 42 miliardë......

Bizneset, €2.3 mld fitime në 2021-shin/ €670 milionë më shumë se 5 vite më parë, por pesha e sektorëve në "tortën" e fitimeve nuk ka ndryshuar
Të dhënat e fundit nga “Anketa Strukturore pranë Ndërmarrjeve” na sigurojnë një panoramë interesante mbi strukturën ekonomike, financiare dhe karakteristikat......

Pushimet, shqiptarët të parët në Europë për pamundësi/ 67% e të rinjve deklarojnë se nuk kanë bërë dot as një javë pushime
Disa ditë pushime mund të sjellin efekte psikologjike e fizike mjaft pozitive duke u përkthyer më vonë në energji për të realizuar synimet tona, por jo të......

Trendi demografik, jugu drejt "shuarjes"/ Korça dhe Gjirokastra, 50% më pak lindje në 10 vjet. Në qendër dhe veri, situatë më pak "dramatike"
Nisur nga të dhënat e “Institutit të Statistikave” mbi treguesit demografikë, “Scan Intel” ka analizuar këtë herë lindjet, vdekjet dhe shtesën natyrore të......

Kredia në rritje për të gjitha rrethet/ Kryeson Tirana me 14%. Elbasani për kredinë për shtëpi, me 16.2%. Shkodra në tkurrje për atë konsumatore
Referuar të dhënave të publikuara nga Banka e Shqipërisë për “Huatë për individët sipas rrethit dhe qëllimit të përdorimit”, në tremujorin e katërt, në total......