Importet e teknologjisë së gjelbër në BE dy herë më shumë se eksportet – Kina partneri më i madh për panelet diellore dhe turbinave me erë

Në vitin 2021, BE-ja shpenzoi 15.2 miliardë euro për produkte të energjisë së gjelbër, turbina me erë, panele diellore dhe biokarburantet e lëngshme nga vende të tjera. Ndërkohë, BE-ja eksportoi produkte të energjisë së gjelbër me vlerë më pak se gjysma e blerjeve nga jashtë, 6.5 miliardë euro, tha Eurostat.
BE importoi 11.2 miliardë euro panele diellore, 3.4 miliardë euro biokarburanteve të lëngëta dhe 0.6 miliardë euro turbina me erë.
Vlera e importit të paneleve diellore dhe biokarburanteve të lëngëta ishte shumë më e madhe se vlera korresponduese e eksporteve të BE-së të së njëjtës klasë të mallrave në vendet jashtë BE-së, eksportet arritën respektivisht në 2 miliardë dhe 1.3 miliardë euro.
Në të kundërt, vlera e eksporteve të turbinave me erë drejt vendeve jo anëtare të BE-së ishte shumë më e madhe se vlera e importeve, 0.6 miliardë euro kundrejt 3.3 miliardë eurove, tha Eurostat.
Importet e turbinave të erës, biokarburanteve të lëngëta dhe paneleve diellore në BE ishin më të larta në vitin 2021 sesa në 2012, duke treguar një rritje të përgjithshme në importet e produkteve të energjisë së gjelbër, përkatësisht 416%, 7% dhe 2% respektivisht.
Eksportet e të tre produkteve ishin gjithashtu më të larta se në vitin 2012 (përkatësisht 13%, 173% dhe 4%).
Importet vinin nga Kina, India, Argjentina
Kina dhe India, me një pjesë të kombinuar prej 99% (64% plus 35%), ishin burimi i pothuajse të gjitha importeve të turbinave me erë në vitin 2021. Destinacioni më i madh i BE-së për eksport për turbinat e erës ishte Mbretëria e Bashkuar (42%), ndjekur nga Shtetet e Bashkuara (15%) dhe Tajvani (11%).
Kina (89%) ishte deri tani partneri më i madh për importet e paneleve diellore në vitin 2021. BE eksportoi pjesën më të madhe të paneleve diellore në Shtetet e Bashkuara (23%), e ndjekur nga Singapori (19%), Mbretëria e Bashkuar dhe Zvicra (të dyja 9%).
Pak më shumë se dy të pestat e importeve të BE-së të biokarburanteve të lëngëta në vitin 2021 erdhën nga Argjentina (41%). Mbretëria e Bashkuar (14%), Kina dhe Malajzia (të dyja 13%) gjithashtu kishin pjesë dyshifrore në importe.
Mbretëria e Bashkuar (47%) dhe Shtetet e Bashkuara (30%) ishin destinacionet më të mëdha për eksportet e biokarburanteve të lëngshme, sipas Eurostat.
SCAN
Sondazh

‘Gjermania nuk mund të funksionojë pa emigrantët’ - Agjencia Federale e Punës angazhohet për më shumë punëtorë të huaj!
Shefja e Agjencisë Federale të Punës, Andrea Nahles, bën thirrje për më shumë emigracion në Gjermani. "Për shkak të ndryshimit demografik, nuk ka asnjë skenar......

Tregtia përmes rrugëve detare merr sërish hov!
Ekonomia globale po vuan ende nga pasojat e pandemisë dhe luftës në Ukrainë. Megjithëse nga kjo tregtia botërore ka humbur ritmin, shumë zinxhirë furnizimi......

Greqia një ndër tregjet më tërheqëse në botë për energjinë e rinovueshme – Përmirësohet Evropa Juglindore në raportin më të fundit
EY mbajti Greqinë dhe Turqinë në Indeksin e Atraktivitetit të Vendit të Energjisë së Rinovueshme të 40 vendeve. Rumania dhe Bullgaria janë në top 30 për......

2 milionë tonë LNG në vit - Katari do të furnizojë Gjermaninë me gaz të lëngshëm nga viti 2026!
Siç njoftoi Ministria e Energjisë në Doha, grupi amerikan "ConocoPhillips” dhe kompania "QatarEnergy” do të dërgojnë çdo vit në Gjermani dy milionë tonë LNG,......

Nafta, pranë 84 USD për fuçi - Investitorët presin takimin e OPEC+ dhe embargon e BE ndaj naftës ruse
Nafta i është rikthyer fitimeve në sesionin e sotëm europian, pas humbjeve të realizuara në tregtinë amerikane dhe atë aziatike. Në sesionin e kaluar, nafta u......

Dollari amerikan vazhdon të forcohet ndërsa Paundi dhe Franga humbasin pikë!
Dollari amerikan sikurse edhe një ditë më parë ka rikuperuar pikë këtë mëngjes teksa vazhdon të forcohet nga humbja e fortë që pësoi javën e shkuar duke u......

Dollari, në nivelin më të lartë në 1 javë - Tregjet presin fjalimin e Powell dhe të dhënat mbi punësimin në SHBA
Tregu i monedhave ka ndryshuar minimalisht në sesionin e sotëm, me dollarin amerikan që po qëndron në nivelin më të lartë në 1 javë. Investitorët po presin......

Bursat europiane zgjerojnë fitimet - Investitorët po presin të dhënat mbi inflacionin në Eurozonë
Tregjet europiane po qëndrojnë në rritje në sesionin e sotëm, ndërsa investitorët po presin të dhënat për inflacionin në Eurozonë, që do të publikohen më vonë......