Nafta, pranë 84 USD për fuçi - Investitorët presin takimin e OPEC+ dhe embargon e BE ndaj naftës ruse

Nafta i është rikthyer fitimeve në sesionin e sotëm europian, pas humbjeve të realizuara në tregtinë amerikane dhe atë aziatike. Në sesionin e kaluar, nafta u gjend nën presion nga të dhënat e publikuara në SHBA, që treguan një rënie të rezervave. Në fokus të tregjeve do të jetë edhe takimi i OPEC+ më 4 dhjetor, ku do të përcaktohen politikat e prodhimit për muajt në vijim. Nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 84 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 79 dollarë për fuçi.
Referuar të dhënave jozyrtare në SHBA, rezervat e naftës bruto ranë me 7.9 milionë fuçi gjatë javës që u mbyll më 25 nentor, njoftoi Instituti Amerikan i Naftës. Megjithatë, tregjet po presin të dhënat zyrtare që publikohen më vonë gjatë ditës së sotme nga Administrata për Informimin mbi Energjinë. Përsa i përket takimit të OPEC+, analistët parashikojnë se karteli mund ta mbajë prodhimin e pandryshuar, duke hedhur poshtë raportimet e mediave për një rritje të kuotave.
Takimi i OPEC+ vjen në një kohë që kërkesa është dëmtuar ndjeshëm për shkak të rritjes së infektimeve me Covid-19 në Kinë, ndërsa Bashkimi Europian pritet të zbatojë embargon e plotë ndaj naftës ruse duke filluar nga 5 dhjetori. Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë parashikon se prodhimi i naftës bruto në Rusi do të bjerë me rreth 2 milionë fuçi naftë në ditë, deri në fund të tremujorit të parë të vitit 2023.
SCAN
Sondazh

Dollari amerikan vazhdon të forcohet ndërsa Paundi dhe Franga humbasin pikë!
Dollari amerikan sikurse edhe një ditë më parë ka rikuperuar pikë këtë mëngjes teksa vazhdon të forcohet nga humbja e fortë që pësoi javën e shkuar duke u......

Dollari, në nivelin më të lartë në 1 javë - Tregjet presin fjalimin e Powell dhe të dhënat mbi punësimin në SHBA
Tregu i monedhave ka ndryshuar minimalisht në sesionin e sotëm, me dollarin amerikan që po qëndron në nivelin më të lartë në 1 javë. Investitorët po presin......

Bursat europiane zgjerojnë fitimet - Investitorët po presin të dhënat mbi inflacionin në Eurozonë
Tregjet europiane po qëndrojnë në rritje në sesionin e sotëm, ndërsa investitorët po presin të dhënat për inflacionin në Eurozonë, që do të publikohen më vonë......

Shisnin produkte false, Europol mbyll rreth 12500 faqe online - Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut pjesë e operacionit
Agjencitë e zbatimit të ligjit në 27 vende të ndryshme të kanë zhvilluar një operacion së bashku me Europol për të mbyllur faqet e internetit që ofrojnë mallra......

Emigrantët renditin qytetet më të mira dhe më të këqija europiane për të jetuar dhe punuar!
Puna në distancë është në rritje në mbarë globin dhe dhjetëra vende kanë zhvilluar viza të synuara për 'nomadët dixhitale'. Por është e rëndësishme të zgjidhni......

Motori i parë i avionëve me hidrogjen në botë drejt një pike kthese për industrinë e aviacionit!
Prodhuesi i hapësirës ajrore Rolls-Royce tha se kishte testuar dhe drejtuar me sukses motorin e parë të avionit me hidrogjen në botë. Motori i parë në llojin e......

'Skandali' i gazit metan të shpërdoruar në Mbretërinë e Bashkuar!
Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar po lejon industrinë e karburanteve fosile të shpenzojë sasi të mëdha gazi, sipas një instituti mjedisor. Green Alliance thotë......

Kush do ta fitojë luftën globale të prodhimit të çipave? – Europa me një histori të gjatë prodhimit
Që kur Uashingtoni filloi të ofrojë stimuj miliarda dollarësh për kompanitë e teknologjisë së lartë për t'u zhvendosur në Shtetet e Bashkuara, Evropa ka qenë......