Europa Postuar më 30 Nëntor 2022, 10:02

Bursat europiane zgjerojnë fitimet - Investitorët po presin të dhënat mbi inflacionin në Eurozonë

Nga SCAN TV
Bursat europiane zgjerojnë fitimet - Investitorët po presin të

Tregjet europiane po qëndrojnë në rritje në sesionin e sotëm, ndërsa investitorët po presin të dhënat për inflacionin në Eurozonë, që do të publikohen më vonë gjatë ditës së sotme. Indeksi pan-Europian Stoxx 600 e ka nisur ditën në rritje me 0.4%, me sektorin e automjeteve që realizon fitimet më të mëdha në rritje me 1.3%.

Edhe shumica e tregjeve në rajonin e Azi Paqësorit janë mbyllur në rritje, pasi aktiviteti i fabrikave në Kinë ra më pak se parashikimet e tregjeve. Gjithashtu, zyrtarët kineze njoftuan disa masa për të rritur vaksinimin e të moshuarve, një indikator i rëndësishëm se qeveria po mendon rihapjen e vendit.

Edhe tregjet amerikane u mbyllën në rritje në sesionin e kaluar, ndërsa investitorët po presin fjalimin e presidentit të Rezervës Federale, Jerome Powell, i cili mund të japë ndonjë detaj mbi rritjen e interesave në të ardhmen. Tregjet europiane po presin edhe të dhënat mbi prodhimin e Brendshëm Bruto në Itali dhe në Francë, për tremujorin e tretë të këtij viti.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat