Europa Postuar më 29 Nëntor 2022, 11:25

“Inflacioni nuk ka arritur ende kulmin” - Lagarde: Në muajin maj mund të kemi surpriza

Nga SCAN TV
“Inflacioni nuk ka arritur ende kulmin” - Lagarde: Në muajin

Inflacioni në eurozonë nuk ka arritur ende kulmin dhe rrezikon të jetë dhe më i lartë se sa pritshmëritë aktuale. Deklarata u bë nga presidentja e Bankës Qendrore Europiane, Christine Lagarde, e cila la të kuptohej se do të ketë një seri rritjesh të reja të normave të interesit në të ardhmen.

Fjalët e saj së bashku me deklaratën e kreut të bankës qendrore holandeze, Klaas Knot, vijnë në momentin e duhur për të shuar spekulimet se BQE ishte gati të merrte një rrugë më të butë me rritjet e ardhshme të normës.

Inflacioni në eurozonë arriti në një rekord prej 10.6% në bazë vjetore muajin e kaluar, por ekonomistët e pyetur nga Reuters u shprehën se presin që ai të ulet në nivelin e 10.4%. Ndryshe nga disa investitorë dhe madhje dhe nga vetë zëvendësi i saj, Lagarde shtyu më shumë në kohë pritshmëritë se ishte arritur kulmi për rritjen e çmimeve.

Ajo theksoi se nuk po verifikohen komponentët apo drejtimi që do e bënin të besonte se ishte arritur kulmi i inflacionit dhe se ai do të ulet brenda një kohe të shkurtër. Në fjalën e saj në parlamentin europian, Lagarde shtoi se ekonomistët e BQE-së ende shohin rrezik të lartë për sa i përket një rekordi të ri për nivelin e inflacionit.

BQE ka rritur normën e saj për depozitat bankare me një rekord 200 pikë bazë në 1.5% në tre muaj për të ulur kërkesën, në një përpjekje për të frenuar rritjen e çmimeve.

Ekspertët kryesorë ekonomikë të BQE-së, Isabel Schnabel dhe Philip Lane, po luftojnë për perspektivën për inflacionin dhe normat e interesit, duke i lënë investitorët të shqetësuar mbi lëvizjet e ardhshme të politikës së BQE-së.

Tregjet kanë lëvizur përpara dhe mbrapa në pritje që BQE-ja të rrisë normat e saj të politikës me 50 ose 75 pikë bazë në takimin e saj të ardhshëm në 15 dhjetor. Lagarde, theksoi se duhet vazhduar me rritjen e normave të interesit pasi në të ardhmen ka ende rrugë për të bërë.

Dorina Kurtaj / SCAN

Live TV

Të fundit
Shqipëria 16 Shkurt Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka regjistruar luhatje të konsiderueshme për gjatë kësaj fundjave teksa është blerë këtë mëngjes me 80.8 lekë dhe është shitur me 81.8......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Shqipëria 16 Shkurt Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka regjistruar luhatje të konsiderueshme për gjatë kësaj fundjave teksa është blerë këtë mëngjes me 80.8 lekë dhe është shitur me 81.8......