Shqipëria Postuar më 29 Nëntor 2022, 11:11

DPPPP e paaftë të gjurmojë Crypto-t, transformohet tërësisht - 94% e analistëve pa përvojën e duhur, do kthehet në Agjenci e do mund të hetojë çdo IP

Nga SCAN TV
DPPPP e paaftë të gjurmojë Crypto-t, transformohet

Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave duket se është larg rolit që duhet të ketë, shkak për të cilin ajo do të transformohet rrënjësisht, si në nivel pagash, ashtu edhe sa i përket nivelit profesional të ekspertëve të saj. Është depozituar tashmë në Kuvend një Projektligj i cili e kthen këtë institucion nga Drejtori, në Agjenci, e cila jo vetëm do të ketë kompetenca të reja, por përmes përmirësimit të pagave, do mund të afrojë edhe profesionistë të niveleve të duhura veçanërisht kur vjen fjala te gjurmimi i parave në rrugë elektronike.

Në relacionin shoqërues të projektligjit theksohet se profili i institucionit, per mjaft pozicione ka nevoje per ekspertize specifike te veçante, veçanërisht sa i përket analizës financiare, teknike e juridike. Per nje punonjes ne nivel specialisti te angazhuar ne detyra thelbesore nevojiten 2 vite eksperience ne pune dhe nje kosto mesatare mbi 10.000 Euro ne trajnime per ta pergatitur per detyrat baze, nderkohe nese synohet te kemi punonjes te kualifikuar ne nivel te larte, nevojiten mbi 4-5 vjet eksperience, te shoqeruar me nje kosto rreth 30.000 Euro.

Ndërkohë që Drejtoria vuan nga dorëheqjet e shumta për shkak të pagave të ulëta. Evidentohet se largimet nga puna me doreheqje ne 3 vitet e fundit ne kete institucion kane qene mbi 35%, kryesisht per arsye page te ulet, nderkohe qe ne profile te veçanta siç eshte Drejtoria e Analizes, specialistet me eksperience mbi 5 vjeçare perbejne vetem 6% te stafit ( ose nje analiste, e cila i mbushi kete vit).

Një prej ndryshimeve kryesore që propozon projektligji është kthimi i Drejtorisë në Agjenci, gjë që krijon mundësinë që punonjësit e saj të trajtohen me paga përtej atyre që përcakton ligji për nëpunësit civilë. Ndërkohë që ndryshimi i dytë edhe më thelbësor ka të bëjë me shtrirjen e hetimeve që do mund të kryejë kjo Agjenci. Nje nga menyrat me thelbesore per hetimin e kriptomonedhave eshte edhe gjurmimi i IP ku keto jane kembyer mes tyre (dy kriptomonedha apo mes valutave te ndryshrne) apo me valute klasike.

Ne mungese te ketij inforrnacioni, qe ne fazat e para, nuk eshte e mundur as mbikeqyrja e tyre ne aspektin rregullativ (n.q.s. eshte aktivitet i vazhdueshem biznesi qe kerkon licencim) por as analizimi i rasteve per t'i lidhur me individ/posedues, lokacion.

“Ne zbatim te funksioneve dhe detyrave te parashikuara ne ligj, Agjencia e Inteligjences Financiare mund te kerkoje informacion, te dhena dhe dokumente te plata nga operatoret qe ushtrojne veprimtarine e tyre sipas legjislacionit per komunikimet elektronike ne Republiken e Shqiperise, sa lidhet me identifikimin e klienteve apo abonenteve, mbi pikat fundore te rrjetit te sherbimit te aksesit ne internet. Operatoret iu pergjigjen kerkesave te Agjencise e Inteligjences Financiare pa zvarritje, brenda 10 diteve kalendarike dhe ne raste urgjente brenda nje afati me te shkurter”, përcakton një prej neneve të projektligjit.

Lorenc Rabeta / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat