Europa Postuar më 29 Nëntor 2022, 10:59

Kryeministri britanik: ‘Epoka e artë’ për marrëdhëniet Britani-Kinë ka përfunduar!

Nga SCAN TV
Kryeministri britanik: ‘Epoka e artë’ për

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Rishi Sunak tha se e ashtuquajtura "epokë e artë" e marrëdhënieve me Kinën kishte mbaruar, duke paralajmëruar se lëvizja e Pekinit drejt autoritarizmit edhe më të madh përbën një sfidë sistematike për vlerat dhe interesat e Britanisë.

Referenca e tij për "epokën e artë" për marrëdhëniet MB-Kinë i bëri jehonë komenteve të bëra nga ish-ministri i Financave të Mbretërisë së Bashkuar George Osborne në 2015, i cili kishte pretenduar se Britania mund të ishte "partneri më i mirë i Kinës në Perëndim".

Sunak tha se kishte qenë “naive” të besohej se lidhjet më të ngushta ekonomike gjatë dekadës së kaluar mund të çonin në reforma sociale dhe politike dhe akuzoi Pekinin për “konkurrim të dukshëm për ndikimin global duke përdorur të gjitha levat e pushtetit shtetëror”.

Megjithatë, ai paralajmëroi se Britania nuk mund të mbështetet në "retorikën e thjeshtuar të Luftës së Ftohtë".

Sunak është përballur me presion nga mbështetësit konservatorë për të ashpërsuar qëndrimin e tij ndaj Kinës që kur mori detyrën si lider partie dhe kryeministër muajin e kaluar.

Komentet e tij vijnë menjëherë pas demonstratave publike që u mbajtën në të gjithë Kinën për të protestuar ndaj politikës së rreptë të vendit me zero Covid. Një gazetar i BBC-së të dielën u rrah dhe u arrestua për pak kohë nga policia ndërsa mbulonte një protestë antiqeveritare në Shangai.

Sunak tha se ritmi i ndryshimit gjeopolitik po intensifikohej dhe "short-termism (rezultatet afatshkurtra) apo dëshira e mirë nuk do të mjaftojnë" përballë sfidave të paraqitura nga Rusia dhe Kina.

Edel Strazimiri / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat