BQE mbështet euron - Lagarde: Inflacioni nuk e ka prekur ende kulmin, “shtrëngimi” do të vijojë

Dollari amerikan po qëndron në rënie të lehtë në sesionin e sotëm europian, por gjatë tregtisë aziatike dhe asaj amerikane realizoi fitime të konsiderueshme për shkak të protestave kundër Covid-19 në Kinë. Gjithashtu, monedha e gjelbër u mbështet edhe nga komentet e kujdesshme të Rezervës Federale në lidhje me rritjen e interesave. Rritja e tensioneve në Kinë dhe përplasjet mes policisë dhe protestuesve bënë që investitorët të preferojnë dollarin amerikan, që cilësohet si një aset i sigurtë.
Ndërkohë, në sesionin e kaluar europian, euro u ngjit pranë 1.05 dollarëve, niveli më i lartë në 5 muajt e fundit. Presidentja e Bankës Qendrore Europiane, Christine Lagarde, deklaroi mbrëmjen e djeshme se inflacioni në Eurozonë nuk e ka arritur ende kulmin, që do të thotë se banka qëndrore do të rrisë më tej normat e interesit. Të dhënat për inflacionin në Eurozonë për nëntorin do të publikohen të mërkurën dhe analistët parashikojnë se do të prekë nivelin e 10.4%.
Indeksi që mat ecurinë e dollarit amerikan përballë shportës me 6 monedhat kryesore ndërkombëtare po qëndron në rreth 106.5, ndërsa në sesionin e kaluar u rrit me 0.5%. Në tregun e kriptomonedhave, bitcoin ka vijuar tendencën në rënie në sesionin e kaluar, pasi huadhënësi BlockFi aplikoi për Kapitullin 11 për mbrojtje nga falimentimi. Megjithatë, në fillim të tregtisë europiane ka rikuperuar një pjesë të humbjeve dhe po tregtohet në rreth 16,400 dollarë, ndërsa ethereum po tregtohet në rreth 1200 dollarë.
SCAN

Tregjet europiane i rikthehen fitimeve - Kina sinjalizon se mund të lehtësojë politikën “zero-Covid”
Bursat europiane i janë rikthyer fitimeve në sesionin e sotëm, ndërsa investitorët vijojnë të monitorojnë zhvillimet që kanë të bëjnë me protestat në Kinë.......

Kontrolli i realitetit të teknologjisë: Si humbi industria 7.4 trilion dollarë në një vit?!
Duket si një përjetësi më parë, por ka kaluar vetëm një vit. Në këtë kohë në 2021, Nasdaq Composite sapo kishte arritur kulmin, duke u dyfishuar që nga ditët e......

Albanians forget quickly, they get insurance only after being flooded
It seems that Albanians become aware of property insurance against disasters only when they occur or are exposed to very large damages. The Financial......

CEO i kompanisë multi milionë dollarëshe ndan këshillën e tij numër 1 të biznesit 'super të nënvlerësuar'!
Wesley Ng mësoi bazat e drejtimit të një biznesi duke parë prindërit e tij të drejtonin restorantin e tyre në Hong Kong. Ng tani drejton biznesin e tij,......

Kriza e shëndetit mendor në Europë në të dhëna: Cili vend përdor më shumë ilaçe kundër depresionit?
Konsumi global i barnave kundër depresionit (AD) është rritur në mënyrë dramatike në dy dekadat e fundit, me europianët konsumatorët më të mëdhenj. Përdorimi i......

Polonia synon sanksionimin e tubacionit rus të naftës - Varshava i kërkon ndihmë Berlinit për t’i shpëtuar penaliteteve
Polonia kërkon mbështetjen e Gjermanisë që sanksionet e Bashkimit Europian të prekin seksionin polako – gjerman të tubacionit rus Druzhba, në mënyrë që......

Franca kursen energjinë në resortet dimërore - Teleferikët e skive më të ngadaltë dhe më pak borë artificiale
Menaxherët e rezorteve të skive në Alpet franceze po përpiqen të gjejnë mënyra për të kursyer energjinë si pjesë e një përpjekjeje kombëtare për të reduktuar......

Rënie të rendimenteve globale të obligacioneve - Parashikimi për vitin e ardhshëm i J.P.Morgan, 2022 viti më i keq për obligacionet
Rendimentet globale të obligacioneve parashikohet të bien në vitin 2023 pasi balanca mes kërkesës dhe ofertës do të përmirësohet me 1 trilion dollarë, sipas......