Kriza e shëndetit mendor në Europë në të dhëna: Cili vend përdor më shumë ilaçe kundër depresionit?
Konsumi global i barnave kundër depresionit (AD) është rritur në mënyrë dramatike në dy dekadat e fundit, me europianët konsumatorët më të mëdhenj. Përdorimi i ilaçeve kundër depresionit është rritur me gati dy herë e gjysmë nga viti 2000 në 2020 në 18 vende europiane, sipas të dhënave të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD).
Të dhënat e OECD tregojnë gjithashtu një rritje dramatike të ankthit dhe depresionit gjatë pandemisë COVID-19. A përdorin vendet më të lumtura më pak barna të AD? Si e shpjegojnë studiuesit rritjen e mprehtë të konsumit të antidepresantëve?
Të dhënat e OECD demonstrojnë konsumin e dozës së përcaktuar ditore (DDD) të "N06A-Antidepresantëve". Ky grup "përfshin preparate të përdorura në trajtimin e depresioneve endogjene dhe ekzogjene", sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).
Konsumi mesatar i antidepresantëve në 18 vende europiane ishte 30.5 DDD për 1000 njerëz në ditë në vitin 2000 duke u rritur në 75.3 DDD në 2020, një rritje prej 147%. Por kjo mesatare e përgjithshme fsheh pika fillestare shumë të ndryshme për përdorimin e antidepresantëve në vitin 2000 në vende të caktuara, duke filluar nga 6.4 DDD në Estoni deri në 70.5 DDD në Islandë.
Konsumimi i barnave kundër depresionit
Republika Çeke regjistroi rritjen më të lartë me 577 %, ndërsa u rrit vetëm me 38 % në Francë, duke e bërë ndryshimin më të ulët në këto vende midis viteve 2000 dhe 2020, megjithëse nga një nivel relativisht i lartë. Ai u rrit me 304 % në Portugali, 256 % në Mbretërinë e Bashkuar, 208 % në Spanjë dhe 200 % në Gjermani në të njëjtën periudhë.
Rritje e konsumit të barnave kundër depresionit në 20 vitet e fundit
(Përqindja e ndryshimit midis 2000 dhe 2020)
Një vështrim më i afërt i pesë vendeve të përzgjedhura Franca, Gjermania, Portugalia, Spanja dhe Suedia gjatë 20 viteve tregon se si ndryshon përdorimi i ilaçeve kundër depresionit. Ndërsa rritja është shumë e ulët në Francë, veçanërisht në 15 vitet e fundit, ajo u rrit në Portugali në dy dekadat e fundit.
Konsumimi i barnave kundër depresionit
(2000-2020)
Grafiku me shtylla tregon gjithashtu se si konsumi i antidepresantëve është rritur nga viti në vit në vendet europiane. Në 14 nga 18 vende, përdorimi i drogës AD u dyfishua më shumë.
Ka një sërë shpjegimesh të mundshme për këtë rritje në dy dekadat e fundit. Studiuesit që studiuan ndikimet në tendencat e përshkrimit të antidepresantëve në Mbretërinë e Bashkuar midis 1995 dhe 2011, sugjeruan se rritja mund t'i atribuohet njohjes së përmirësuar të depresionit, disponueshmërisë së barnave të reja të AD, ndryshimeve në qëndrimet e pacientit/GP, disponueshmëria e terapive, zhvillimi udhëzimeve klinike dhe një zgjerimi i gamës së indikacioneve të trajtuara me AD.
Edel Strazimiri / SCAN
Sondazh

Polonia synon sanksionimin e tubacionit rus të naftës - Varshava i kërkon ndihmë Berlinit për t’i shpëtuar penaliteteve
Polonia kërkon mbështetjen e Gjermanisë që sanksionet e Bashkimit Europian të prekin seksionin polako – gjerman të tubacionit rus Druzhba, në mënyrë që......

Franca kursen energjinë në resortet dimërore - Teleferikët e skive më të ngadaltë dhe më pak borë artificiale
Menaxherët e rezorteve të skive në Alpet franceze po përpiqen të gjejnë mënyra për të kursyer energjinë si pjesë e një përpjekjeje kombëtare për të reduktuar......

Rënie të rendimenteve globale të obligacioneve - Parashikimi për vitin e ardhshëm i J.P.Morgan, 2022 viti më i keq për obligacionet
Rendimentet globale të obligacioneve parashikohet të bien në vitin 2023 pasi balanca mes kërkesës dhe ofertës do të përmirësohet me 1 trilion dollarë, sipas......

400 mijë euro për rimbursim gjobash ndaj bizneseve - Subjektet e penalizuara për pronarët përfitues, dy javë afat për aplikim
Qeveria ka vendosur në dispozicion një shumë prej 46 milionë lekësh apo 400 mijë euro për rimbursimin e gjobave që u janë vendosur dhe janë paguar nga bizneset......

OSHEE, më shumë para’ nga faturimet me vlerë referencë - Kërkon shtyrjen e metodologjisë me 1 vit, preken 68 412 abonentë
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike kërkon të arkëtojë më shumë para’ nga faturimi i energjisë me vlerë referencë, që kryhet në ato raste kur të......

Bien çmimet e shtëpive në Britani - Rënia e parë vjetore në më shumë se një dekadë
Çmimet e banesave në Britaninë e Madhe do të bien në vitin 2023, duke i dhënë fund rritjes së viteve të para, por nuk pritet një impakt i madh pavarësisht......

Kanadaja, më mikpritësja e azilantëve shqiptarë - Regjistron normën më të lartë të pranimeve, Greqia pranon vetëm 1% të kërkesave
Në kapitullin e dytë të “Raportit të Tranzicionit” i publikuar së fundmi nga “Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim” një vëmendje të veçantë i jepet temës......

Janar-tetor 2022, mbi 1 milion kontrata sigurimesh - Arkëtimet rriten ndjeshëm, në rreth 170 Mln Dollarë, por kompanitë paguajnë më pak dëme
Tregu i sigurimeve ka shënuar rritje të ndjeshme përgjatë këtij viti, si në volum arkëtimesh, ashtu edhe në numër kontratash, por kompanitë kanë paguar më pak......