Shqipëria Postuar më 28 Nëntor 2022, 10:47

400 mijë euro për rimbursim gjobash ndaj bizneseve - Subjektet e penalizuara për pronarët përfitues, dy javë afat për aplikim

Nga SCAN TV
400 mijë euro për rimbursim gjobash ndaj bizneseve - Subjektet e

Qeveria ka vendosur në dispozicion një shumë prej 46 milionë lekësh apo 400 mijë euro për rimbursimin e gjobave që u janë vendosur dhe janë paguar nga bizneset që nuk kanë zbatuar detyrimin ligjor për regjistrimin e pronarëve të tyre përfitues sipas afateve të përcaktuara.

Vendimi i  botuar në Fletoren Zyrtare dhe që tashmë ka hyrë në fuqi, përcakton se ky fond shtesë në buxhetin e vitit 2022, miratuar për Ministrinë e Financave, do ti kalojë Qendrës Kombëtare të Biznesit për  rimbursimin  e  masave  administrative  të  paguara,  të  falura sipas  ligjit  nr. 112/2020, “Për regjistrin e pronarëve përfitues”, të ndryshuar.  Kjo shtesë, do të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, i miratuar për këtë vit.

Por si do të kryhet rimbursimi? Subjektet,  të  cilave  u  është  falur  gjoba  e paguar, e  vendosur  ndaj  tyre  dhe  përfaqësuesve të  tyre  ligjorë  dhe  kanë  përmbushur  detyrimet përkatëse  për  regjistrimin  e  pronarëve  të  tyre përfitues, paraqesin pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit  kërkesën  për  rimbursim,  jo  më  vonë  se data 15.12.2022.

Kërkesa shoqërohet  me dokumentacionin përkatës ku përfshihet: emri/mbiemr  i  individit/emërtimin  e subjektit; karta e identitetit/NIPT-i; IBAN-i; emri i bankës pranë së cilës ka llogarinë personale/llogarinë e subjektit; d)  vërtetimin  bankar,  që  llogaria  bankare  ku do të arkëtohet kthimi i gjobës është aktive; dhe  ekstraktin  e  regjistrit  të  të  dhënave  të pronarëve përfitues.

Qendra    Kombëtare    e    Biznesit,    pas paraqitjes    së    dokumentacionit,    brenda    60  ditëve kalendarike, kryen rimbursimin e    gjobës    në    të    njëjtën    masë (ekuivalente   në   lek)   në   llogarinë   bankare,   të përcaktuar nga subjekti përfitues.

Elisabeta Dosku/ SCAN

Shqipëria 28 Nëntor

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?!

Dollari amerikan mbetet në vlera negative edhe këtë fillim jave teksa ka humbur sërish pikë gjatë fundjavës duke u blerë këtë mëngjes me 111.3 lekë dhe duke u......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat