Shqipëria Postuar më 28 Nëntor 2022, 10:32

Janar-tetor 2022, mbi 1 milion kontrata sigurimesh - Arkëtimet rriten ndjeshëm, në rreth 170 Mln Dollarë, por kompanitë paguajnë më pak dëme

Nga SCAN TV
Janar-tetor 2022, mbi 1 milion kontrata sigurimesh - Arkëtimet rriten

Tregu i sigurimeve ka shënuar rritje të ndjeshme përgjatë këtij viti, si në volum arkëtimesh, ashtu edhe në numër kontratash, por kompanitë kanë paguar më pak në formën e dëmshpërblimeve.

Sipas të dhënave të sapopublikuara nga Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për periudhën janar-tetor 2022 kapën vlerën 17,1 miliërdë lekë, afërisht 170 milionë dollarë, ose 9.16% më shumë se në janar-tetor 2021.

Po në këtë periudhë, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 1,089,676  me një rritje prej 14.34% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ndërkohë që dëmet e paguara ranë ndjeshëm, në rreth 5,3 miliardë lekë, ose 4.77% më pak se në periudhën janar-tetor 2021.

Pjesa më e madhe e këtyre dëmeve i takon sigurimit motorrik, me rreth 3,6 miliardë lekë, apo 68.81% të totalit, duke pësuar një rritje me rreth 9.92% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ndërkaq primet e sigurimit të detyrueshëm motorik, gjatë periudhës janar-tetor 2022 arritën rreth 10 miliardë lekë, ose 10.61% më shumë se në periudhën janar-tetor 2021.

Duket pra se rënia e volumit të dëmeve të paguara ka ardhur në prortofolet e pronës, jetës apo shëndetit, megjithëse arkëtimet e kompanive prej tyre kanë vijuar rritjen. Shirfat priten të ndryshojnë në vijim për shkak të përmbytjeve të këtij muaji, megjithëse raportohen pak kontrata sigurimesh në zonat e prekura.

Në portofolat e Pronës, Përgjegjësive, Garancive të cilat gjatë periudhës janar-tetor 2022 siguruan mbi 2,8 miliardë lekë apo afërisht 28 milionë dollarë të ardhura në total, vendin e parë e zunë Zjarri dhe Dëmtime të Tjera në Pronë me rreth 65.86%, të pasuara nga sigurimi i Përgjegjësisë së Përgjithshme me 23.97% të totalit.

Të ardhurat nga sigurimet e Aksidenteve dhe Shëndetit, gjatë periudhës janar-tetor 2022, arritën në rreth 1,1 miliardë lekë, duke shënuar një rritje prej 15.22% në krahasim me periudhën janar-tetor 2021. Ndërsa primet nga sigurimet e Jetës gjatë periudhës janar-tetor 2022, arritën rreth 1,3 miliardë lekë, ose 20.19% më shumë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Lorenc Rabeta/ SCAN

Shqipëria 28 Nëntor

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?!

Dollari amerikan mbetet në vlera negative edhe këtë fillim jave teksa ka humbur sërish pikë gjatë fundjavës duke u blerë këtë mëngjes me 111.3 lekë dhe duke u......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat