Nafta Brent zbret drejt 81 USD - Ndikohet nga protestat në Kinë, tregjet presin takimin e OPEC+

Nafta ka rënë me mbi 2 dollarë në sesionin e sotëm dhe po tregtohet në nivelin më të ulët në 11 muajt e fundit. Çmimet po gjenden nën presion nga vala e protestave në shumë qytete të Kinës, kundër masave të Covid-19. Nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 81 dollarë për fuçi dhe ka humbur rreth 2.6% të vlerës. Nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 74 dollarë për fuçi, niveli më i ulët që nga 27 dhjetori i vitit të kaluar.
Gjatë javës së kaluar, ndërkohë, të dyja kontratat publikuan humbje për të tretën javë me radhë. Në këtë situatë, analistët parashikojnë se nafta Bruto amerikane do të tregtohet në intervalin nga 70 deri në 75 dollarë për fuçi. Gjithsesi, ecuria e tregut do të përcaktohet edhe nga takimi i ardhshëm i OPEC+ dhe nga tavani ndaj çmimeve të naftës ruse.
Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës dhe aleatët e tjerë, me në krye Rusinë, që ndryshe njihen si OPEC+ do të takohen më 4 dhjetor, një ditë përpara se Bashkimi Europian të zbatojë embargon ndaj naftës bruto ruse. Ndërkohë, vala e mosbindjes civile në Kinë është përhapur në qytetet më të mëdha dhe është më e madhja që kur presidenti Xh Jinping mori pushtetin rreth 1 dekadë më parë. Njerëzit shprehen të lodhur nga politika “zero-Covid”, e cila është ende në fuqi rreth 3 vite pas fillimit të pandemisë.
SCAN
Sondazh

Protestat në Kinë mbështesin dollarin - Investitorët i frikësohen mosbindjes civile kundër masave të Covid-19
Dollari amerikan po qëndron në rritje në sesionin e sotëm, për shkak se protestat kundër Covid-19 në Kinë kanë rrëzuar tregjet financiare, duke bërë që......

Bursat e nisin javën në rënie - Tregjet ndikohen negativisht nga vala e protestave në Kinë
Tregjet europiane po qëndrojnë në rënie në sesionin e parë të kësaj jave, ndërsa investitorët po monitorojnë trazirat që kanë shpërthyer gjatë fundjavës në......

Monedha e lashtë prej ari dëshmon se perandori romak 'i rremë' ishte i vërtetë!
Një monedhë e lashtë ari dëshmon se një perandor romak i shekullit të tretë, i shkruar jashtë historisë si një personazh imagjinar, ekzistonte vërtet, thonë......

Elon Musk thotë se Twitter do të ofrojë 'amnisti' për llogaritë e pezulluara nga java e ardhshme!
Elon Musk thotë se Twitter do të sigurojë një "amnisti të përgjithshme" për disa llogari të pezulluara nga java e ardhshme. Kjo erdhi pasi ai filloi një......

Jaguar Land Rover shkurton prodhimin për shkak të mungesës së çipave
Prodhuesi i makinave Jaguar Land Rover (JLR) po redukton prodhimin në fabrikat e tij në Britani deri në pranverë, për shkak të problemeve të vazhdueshme të......

Pemët në qytet mund të zgjasin jetën e një personi!
Një fushatë 30-vjeçare e mbjelljes së pemëve në Portland, Oregon i lejoi studiuesit të tregonin se sasia e bimësisë në rrugë lidhet me zvogëlimin e......

UNESCO e quan ngrohjen globale kërcënimin kryesor për vendet e trashëgimisë botërore!
Sipas shkencëtarëve, një në pesë monumente historike dhe më shumë se një e treta e vendeve natyrore në botë mund të vuajnë ose të zhduken për shkak të krizës......

Google do të paguajë 391 milionë dollarë për spiunimin e përdoruesve!
Google ka rënë dakord të paguajë 391.5 milionë dollarë si dëmshpërblim për të zgjidhur një padi kolektive të ngritur nga 40 prokurorë të përgjithshëm të......