Europa Postuar më 28 Nëntor 2022, 10:06

Bursat e nisin javën në rënie - Tregjet ndikohen negativisht nga vala e protestave në Kinë

Nga SCAN TV
Bursat e nisin javën në rënie - Tregjet ndikohen negativisht nga

Tregjet europiane po qëndrojnë në rënie në sesionin e parë të kësaj jave, ndërsa investitorët po monitorojnë trazirat që kanë shpërthyer gjatë fundjavës në Kinë, kundër masave kufizuese të Covid-19. Indeksi pan-Europian Stoxx 600 e ka nisur ditën në rënie me 0.5%, ndërsa sektori i naftës dhe gazit realizon humbjet më të mëdha në rënie me 2%.

Protestat në Kinë vijnë ndërkohë që infektimet me Covid-19 janë rritur ndjeshëm. Rreth 3 vite pas pandemisë, norma e papunësisë te të rinjtë në Kinë është rritur në mbi 20%. Bursa e Hong Kongut dhe ajo e Shanghait kanë kryesuar humbjet në rajonin e Azi-Paqësorit.

Gjithashtu, investitorët po presin edhe fjalimin që do të mbajë presidenti i Rezervës Federale, Jerome Powell, i cili do të japë detaje mbi gjendjen e ekonomisë dhe tregun e punës. Investitorët po presin të mësojnë ndonjë detaj edhe mbi hapin që do të ndjekë banka qendrore më e madhe në botë, në lidhje me rritjen e interesave në të ardhmen.

SCAN

Live TV

Të fundit
Shqipëria 16 Shkurt

Rama në Kosovë, pritet nga Albin Kurti

Kryeministri Edi Rama u prit sot në një takim nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti. Në vijim të vizitës së tij të punës në Kosovë, Rama u prit me ceremoni......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Shqipëria 16 Shkurt

Rama në Kosovë, pritet nga Albin Kurti

Kryeministri Edi Rama u prit sot në një takim nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti. Në vijim të vizitës së tij të punës në Kosovë, Rama u prit me ceremoni......