Bota Postuar më 28 Nëntor 2022, 10:07

Protestat në Kinë mbështesin dollarin - Investitorët i frikësohen mosbindjes civile kundër masave të Covid-19

Nga SCAN TV
Protestat në Kinë mbështesin dollarin - Investitorët i

Dollari amerikan po qëndron në rritje në sesionin e sotëm, për shkak se protestat kundër Covid-19 në Kinë kanë rrëzuar tregjet financiare, duke bërë që investitorët të preferojnë asetet e sigurta, ku bën pjesë edhe monedha e gjelbër. Protestat kundër masave të Covid-19 janë përhapur në të gjithë Kinën, ndërsa në Shanghai protestuesit janë përplasur me policinë.

Shqetësimet për një valë të paprecedentë të mosbindjes civile, në një vend ku protestat janë shumë të rralla, dhe mënyra se si do të përgjigjet Pekini zyrtar, kanë bërë që investitorët të tregohen të kujdesshëm. Në përpjekje për të mbështetur ekonominë, përballë rritjes së infektimeve me Covid-19, autoritetet kanë marrë disa masa. Banka Popullore e Kinës, deklaroi se, për të rritur kreditimin do të ulë me 25 pikë bazë rezervën e detyrueshme për bankat, rregull që do të bëhet efektiv duke filluar nga 5 dhjetori.

Në këtë situatë, euro ka humbur rreth 0.4% të vlerës përballë dollarit amerikan dhe po tregtohet në rreth 1.035 dollarë, ndërsa paundi po tregtohet në rreth 1.2 dollarë. Investitorët po presin edhe fjalimin që do të mbajë shefi i Rezervës Federale, Jerome Powell, i cili do të flasë për ekonominë dhe tregun e punës. Në tregun e kriptomonedhave, bitcoin po tregtohet në rreth 16,200 dollarë, ndërsa ethereum po tregtohet në rreth 1170 dollarë.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat