Shqipëria Postuar më 28 Nëntor 2022, 10:45

OSHEE, më shumë para’ nga faturimet me vlerë referencë - Kërkon shtyrjen e metodologjisë me 1 vit, preken 68 412 abonentë

Nga SCAN TV
OSHEE, më shumë para’ nga faturimet me vlerë referencë

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike kërkon të arkëtojë më shumë para’ nga faturimi i energjisë me vlerë referencë, që kryhet në ato raste kur të dhënat e matjes janë të padisponueshme.

Përmes një kërkese, drejtuar Entit Rregullator të Energjisë, OSHEE kërkon aplikimin e metodologjisë aktuale edhe për vitin 2023, që sipas të dhënave i ka mundësuar arkëtimin e 29.5 mln lekëve apo gati 11 mln lekë më shumë sesa do ishin mbledhur në rast se do të ndiqej metoda e mëparashme e faturimit.

Këto shuma i përkasin vetëm periudhës shkurt – shtator, ndërkohë që numri i kontratave të prekura rezulton në 68 412.  ERE miratoi ndryshimin e përkohshëm të metodologjisë në shkurt të këtij viti, duke përcaktuar se do të aplikohej deri në 31 dhejtor 2022, por duke marrë në konsidarët përfitimet e shtuara, OSHEE kërkon zgjatjen e saj edhe me 1 vit.

Sipas metodologjisë së ndjekur aktualisht, faturimi i energjisë elektrike bëhet me vlerë referencë, bazuar në të njëjtin konsum të muajit respektiv të vitit të mëparshëm, ndërkohë që rregullorja e vjetër përcaktonte se faturimi në këto raste bazohej në mesataren mujore të faturimit me matje të 3 muajve respektivë të vitit të mëparshëm.

Ky ndryshim  prek ato raste kur matësi është i dëmtuar, është jashtë kushtit teknik apo mungon aksesi në të dhënat e matjes. Paralelisht, rregullorja e aplikuar gjatë këtij viti përcakton për herë të parë se konsumatorët që nuk kanë referencë asnjë muaj të leximit të matjes së energjisë elektrike do të faturohen me vlerë referuese 0 kWh.

Ola Mitre/ SCAN

Shqipëria 28 Nëntor

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?!

Dollari amerikan mbetet në vlera negative edhe këtë fillim jave teksa ka humbur sërish pikë gjatë fundjavës duke u blerë këtë mëngjes me 111.3 lekë dhe duke u......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat