Bien çmimet e shtëpive në Britani - Rënia e parë vjetore në më shumë se një dekadë

Çmimet e banesave në Britaninë e Madhe do të bien në vitin 2023, duke i dhënë fund rritjes së viteve të para, por nuk pritet një impakt i madh pavarësisht krizës së kostos së jetesës dhe rritjes së kostove të huamarrjes, sipas një sondazhi të agjencisë së lajmeve Reuters.
Njëosj si në pjesën më të madhe të botës, inflacioni është rritur ndjeshëm në Britaninë e Madhe, dhe për këtë arsye Banka e Anglisë po vijon të rrisë normat e interesit pikërisht në një moment kur ekonomia e vendit po rrëshqet në recesion. Kjo ka shkaktuar një situatë dhe më të rëndë tek konsumatorët me borxhe.
Çmimet e banesave ranë për herë të parë në 28 muaj në tetor të këtij viti. Ato do të bien me 4.7% vitin e ardhshëm në shkallë vendi, duke shënuar rënien e parë vjetore në më shumë se një dekadë duke u rritur me shumë mundësi me 6.3% këtë vit, sipas një sondazhi të kryer në 8 – 24 nëntor me 20 specialistë të tregut të banesave. Gjatë krizës financiare çmimet e banesave ranë me rreth 19%, por që atëherë janë dyfishuar, sipas të dhënave zyrtare. Ndërtuesit e banesave në Mbretërinë e Bashkuar shprehen se do të ndërtojnë më pak se sa ishte planifikuar fillimisht.
Çmimet do të kenë një rikuperim modest dhe do të rriten me 1.0% në 2024 – ën - shumë prapa pritshmërive për inflacionin e përgjithshëm - dhe më pas do të rriten me 3.5% në 2025-ën.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Kanadaja, më mikpritësja e azilantëve shqiptarë - Regjistron normën më të lartë të pranimeve, Greqia pranon vetëm 1% të kërkesave
Në kapitullin e dytë të “Raportit të Tranzicionit” i publikuar së fundmi nga “Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim” një vëmendje të veçantë i jepet temës......

Janar-tetor 2022, mbi 1 milion kontrata sigurimesh - Arkëtimet rriten ndjeshëm, në rreth 170 Mln Dollarë, por kompanitë paguajnë më pak dëme
Tregu i sigurimeve ka shënuar rritje të ndjeshme përgjatë këtij viti, si në volum arkëtimesh, ashtu edhe në numër kontratash, por kompanitë kanë paguar më pak......

Pse ky shtet dëshiron të sjellë 1.5 milion emigrantë deri në vitin 2025!
Kanadaja po bën bast të madh për emigracionin për të mbushur boshllëkun në ekonominë e saj të goditur nga plakja e Baby Boomers që largohen nga fuqia punëtore......

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?!
Dollari amerikan mbetet në vlera negative edhe këtë fillim jave teksa ka humbur sërish pikë gjatë fundjavës duke u blerë këtë mëngjes me 111.3 lekë dhe duke u......

Nafta Brent zbret drejt 81 USD - Ndikohet nga protestat në Kinë, tregjet presin takimin e OPEC+
Nafta ka rënë me mbi 2 dollarë në sesionin e sotëm dhe po tregtohet në nivelin më të ulët në 11 muajt e fundit. Çmimet po gjenden nën presion nga vala e......

Protestat në Kinë mbështesin dollarin - Investitorët i frikësohen mosbindjes civile kundër masave të Covid-19
Dollari amerikan po qëndron në rritje në sesionin e sotëm, për shkak se protestat kundër Covid-19 në Kinë kanë rrëzuar tregjet financiare, duke bërë që......

Bursat e nisin javën në rënie - Tregjet ndikohen negativisht nga vala e protestave në Kinë
Tregjet europiane po qëndrojnë në rënie në sesionin e parë të kësaj jave, ndërsa investitorët po monitorojnë trazirat që kanë shpërthyer gjatë fundjavës në......

Monedha e lashtë prej ari dëshmon se perandori romak 'i rremë' ishte i vërtetë!
Një monedhë e lashtë ari dëshmon se një perandor romak i shekullit të tretë, i shkruar jashtë historisë si një personazh imagjinar, ekzistonte vërtet, thonë......