Bota Postuar më 28 Nëntor 2022, 10:51

Rënie të rendimenteve globale të obligacioneve - Parashikimi për vitin e ardhshëm i J.P.Morgan, 2022 viti më i keq për obligacionet

Nga SCAN TV
Rënie të rendimenteve globale të obligacioneve - Parashikimi

Rendimentet globale të obligacioneve parashikohet të bien në vitin 2023 pasi balanca mes kërkesës dhe ofertës do të përmirësohet me 1 trilion dollarë, sipas një deklarate të publikuar nga strategët në J.P.Morgan.

Gjithashtu do të ketë një tkurrje prej 700 miliardë dollarësh në kërkesën globale për bono vitin e ardhshëm krahasuar me vitin 2022; ndërsa oferta e bonove parashikohet të bjerë me 1.6 trilion dollarë, po sipas strategëve të J.P.Morgan.

Banka e Wall Street shtoi se bazuar në marrëdhënien historike mes ndryshimeve vjetore në ogertën e tepërt dhe rendimenteve të indeksit të obligacioneve agregate globale, një përmirësim prej 1 trilion dollarësh në bilancin kërkesë / ofertë do të nënkuptojë presion në rënie mbi rendimentet e agregatot global prej rreth 40 pikë bazë.

J.P.Morgan thekson se në një kohë që në bankat qendrore kryesore, shkurtimi i bilanceve të tyre në vitin 2022 ishte kontribuesi i vetëm më i madh në përkeqësimin e kërkesës për obligacione, shitjet nga bankat tregtare dhe investitorët me pakicë ishin gjithashtu shumë më të larta se vlerësimet.

Ky vit konsiderohet si më negativi në histori për sa i përket obligacioneve. Ndërsa humbjet afatshkurtra të thesarit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ishin të kufizuara në më pak se 10%, rënia prej 23% në kthimet vjetore deri në muajin e kaluar, sipas Bankës së Amerikës, ishte më e keqja që nga viti 1778.

Dorina Kurtaj / SCAN

Shqipëria 28 Nëntor

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?!

Dollari amerikan mbetet në vlera negative edhe këtë fillim jave teksa ka humbur sërish pikë gjatë fundjavës duke u blerë këtë mëngjes me 111.3 lekë dhe duke u......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat