Polonia synon sanksionimin e tubacionit rus të naftës - Varshava i kërkon ndihmë Berlinit për t’i shpëtuar penaliteteve

Polonia kërkon mbështetjen e Gjermanisë që sanksionet e Bashkimit Europian të prekin seksionin polako – gjerman të tubacionit rus Druzhba, në mënyrë që Varshava të mund të braktisë një marrëveshje për të blerë naftë ruse vitin e ardhshëm pa paguar penalitete.
Varshava dhe Berlini janë shumë pranë arritjes së një marrëveshjeje në mënyrë që Polonia të koordinojë furnizimet me naftë në Gjermani nëpërmjet Gdansk dhe një pjese të Druzhba për të lehtësuar blerjen nga Polonia në rafinerinë Schvedt në pronësi ruse në Gjermani.
Bashkimi Europian është zotuar që të ndalojë blerjen e naftës ruse përmes rrugëve detare duke filluar që nga 5 dhjetori i këtij viti, por Druzhba aktualisht përjashtohet nga këto sanksione. Kjo situatë përbën një problem për rafinerinë polake PKN Orlen, që ka një marrëveshje afatgjatë për blerjen e naftës ruse nëpërmjet tubacionit dhe do të duhet të paguajë penalitetet për prishjen e kontratës.
Nëse BE do të vendoste sanksione ndaj Druzhba – ose të paktën ndaj seksionit të saj verior që furnizon Poloninë dhe Gjermaninë – të dy vendet do të ishin në gjendje të dilnin nga angazhimet e tyre për importin e naftës ruse, pa penalitete.
Seksioni jugor i tubacionit furnizon Hungarinë, Sllovakinë dhe Republikën Çeke, të cilat, ndryshe nga Polonia dhe Gjermania, do të luftojnë për të diversifikuar importet e tyre të naftës.
Ministria polake e klimës dhe ministria gjermane e ekonomisë janë në fazën përfundimtare të bisedimeve për një memorandum mirëkuptimi mbi logjistikën e naftës, i cili mund të zhbllokojë flukset jo-ruse dhe të ndihmojë rafinerinë kryesore të Polonisë të ndjekë interesat e saj në Schvedt.
Gjermania mbetet e angazhuar të mos përdorë naftën ruse nga viti 2023 dhe po punon për një zgjidhje me Poloninë për të siguruar furnizimin me Schvedt. Përmbushja e premtimeve nga Polonia dhe Gjermania për të ndaluar blerjen e naftës ruse kërkon rregullim në nivel të BE-së dhe të dy vendet po bashkëpunojnë për ta arritur këtë.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Franca kursen energjinë në resortet dimërore - Teleferikët e skive më të ngadaltë dhe më pak borë artificiale
Menaxherët e rezorteve të skive në Alpet franceze po përpiqen të gjejnë mënyra për të kursyer energjinë si pjesë e një përpjekjeje kombëtare për të reduktuar......

Rënie të rendimenteve globale të obligacioneve - Parashikimi për vitin e ardhshëm i J.P.Morgan, 2022 viti më i keq për obligacionet
Rendimentet globale të obligacioneve parashikohet të bien në vitin 2023 pasi balanca mes kërkesës dhe ofertës do të përmirësohet me 1 trilion dollarë, sipas......

400 mijë euro për rimbursim gjobash ndaj bizneseve - Subjektet e penalizuara për pronarët përfitues, dy javë afat për aplikim
Qeveria ka vendosur në dispozicion një shumë prej 46 milionë lekësh apo 400 mijë euro për rimbursimin e gjobave që u janë vendosur dhe janë paguar nga bizneset......

OSHEE, më shumë para’ nga faturimet me vlerë referencë - Kërkon shtyrjen e metodologjisë me 1 vit, preken 68 412 abonentë
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike kërkon të arkëtojë më shumë para’ nga faturimi i energjisë me vlerë referencë, që kryhet në ato raste kur të......

Bien çmimet e shtëpive në Britani - Rënia e parë vjetore në më shumë se një dekadë
Çmimet e banesave në Britaninë e Madhe do të bien në vitin 2023, duke i dhënë fund rritjes së viteve të para, por nuk pritet një impakt i madh pavarësisht......

Kanadaja, më mikpritësja e azilantëve shqiptarë - Regjistron normën më të lartë të pranimeve, Greqia pranon vetëm 1% të kërkesave
Në kapitullin e dytë të “Raportit të Tranzicionit” i publikuar së fundmi nga “Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim” një vëmendje të veçantë i jepet temës......

Janar-tetor 2022, mbi 1 milion kontrata sigurimesh - Arkëtimet rriten ndjeshëm, në rreth 170 Mln Dollarë, por kompanitë paguajnë më pak dëme
Tregu i sigurimeve ka shënuar rritje të ndjeshme përgjatë këtij viti, si në volum arkëtimesh, ashtu edhe në numër kontratash, por kompanitë kanë paguar më pak......

Pse ky shtet dëshiron të sjellë 1.5 milion emigrantë deri në vitin 2025!
Kanadaja po bën bast të madh për emigracionin për të mbushur boshllëkun në ekonominë e saj të goditur nga plakja e Baby Boomers që largohen nga fuqia punëtore......