Presidenti gjerman: "Ne nuk e harrojmë Ballkanin"!

Në një intervistë ekskluzive me DW presidenti i Gjermanisë, Frank Walter Steinmeier, është shprehur për përparimet e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut drejt BE dhe ka hedhur dyshime në seriozitetin e rrugëtimit të Serbisë. Ai u shpreh gjithashtu se udhëtimi tij synon pikërisht të sinjalizojë se Ballkani Perëndimor nuk është aspak i lënë në harresë. “Natyrisht, ne kemi patur edhe debate me kolege dhe kolegë nga Ballkani Perëndimor, të cilët kanë shprehur shqetësimin e tyre se mos dëshira e Ukrainës për anëtarësim në Bashkimin Europian do të trajtohet ndoshta më shpejt se të gjitha kandidaturat e tjera të bëra nga vendet e Ballkanit Perëndimor. E kuptoj padurimin, por si shumë të tjerë, edhe unë do t'u siguroj se Ballkani Perëndimor nuk është aspak i harruar. Dhe udhëtimi në Maqedoninë e Veriut dhe Shqipëri shërben gjithashtu për të dërguar mesazhin për të gjithë rajonin: Nëse do të bëjnë progresin përkatës në vendet e tyre, atëherë edhe rruga drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian do të bëhet më e menaxhueshme,” është shprehur ai.
Sipas tij Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria kanë bërë hapa vendimtare përpara dhe kjo forcon vetëbesimin në këto vende dhe gjithashtu ua bën të qartë të tjerëve në rajonin e Ballkanit Perëndimor, se ky hap ia vlen. Presidenti gjerman u shpreh gjithashtu se përtej çështjes së anëtarësimit në kuptimin e ngushtë të fjalës, edhe gjatë këtij rrugëtimi shënohen përparime.
Ai gjithashtu theksoi se aktualisht nuk sheh asnjë shenjë që institucionet europiane do të reformohen së shpejti: ‘Duke qenë se unë i njoh institucionet evropiane prej shumë vitesh edhe nga brenda, e di që jemi në një seri krizash multiple, kujtoj krizën e euros, na kujtohet kriza e refugjatëve e viteve 2015 dhe 2016. Si BE kemi pasur një sfidë të madhe me luftimin e pandemisë. Sigurisht, të gjitha këto ishin kriza që vijuan me shpejtësi njëra pas tjetrës dhe, siç e shohim tani, kriza e pandemisë nuk ka përfunduar ende, dhe lufta e agresionit rus kundër Ukrainës është një barrë për të gjithë ne. Gjëra të tilla thithin energji dhe nuk lënë hapësirë në kokat e njerëzve për reforma të brendshme, megjithëse jam dakord që ato janë urgjente’, tha ai.
Gjatë intervistës me DW presidenti u shpreh se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria jo vetëm dëshmojnë solidaritet me Ukrainën, qëndrim të përbashkët, për shembull, në rritjen e presionit ekonomik ndaj Rusisë, por edhe përmbushin detyrimet e tyre brenda NATO-s, veç kësaj, Shqipëria përfaqësohet edhe jashtë NATO-s, në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, dhe sipas tij vendi meriton njohje dhe respekt dhe kjo është diçka që duhet të nxisë vetëbesimin në këto vende.
Sa i përket Serbisë, ai u shpreh se aktualisht BE po mundohet ta bindë Serbinë se rruga që po bën tani, ngre pyetje rreth seriozitetit, me të cilin ajo po bën rrugëtimin e saj në drejtim të BE-së. “Kam gati 20 vjet që ndjek rrugën e Ballkanit Perëndimor drejt Bashkimit Europian dhe kam qenë shpesh në Serbi. Jam i sigurt se njerëzit në Serbi nuk duan të qëndrojnë prapa dëshirës, që vjen edhe nga shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor për t'iu afruar Bashkimit Evropian e për t'u bërë dikur anëtarë të tij. Në këtë aspekt, unë mund të shpresoj dhe do të vazhdoj të përpiqem ta bind lidershipin politik në Serbi që të ndjekë këtë rrugë pa mëdyshje,” tha ai.
Ai gjithashtu theksoi se duke qenë se dëshira për të ardhur në Europë, për t'u bërë anëtarë të Bashkimit Europian, është ende e theksuar në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, Europa e ka këtë fuqi negociuese, këtë mundësi negociuese dhe arriti ta shmangë këtë konflikt, në pamje të parë të vogël, atëherë edhe konfliktet më të mëdha në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës duhet të adresohen, dhe në këtë kuptim, të zgjidhen në mënyrë paqësore. DW
E . S / SCAN
Sondazh

Nafta Brent rritet me rreth 4 dollarë - BE dështon të arrijë një marrëveshje për tavanin e çmimit të naftës ruse
Nafta i është rikthyer fitimeve në tregtinë europiane, duke rikuperuar të gjitha humbjet e realizuara në sesionin e kaluar. Megjithatë, fitimet po kufizohen......

Tregu valutor hapet në ‘jeshile’ – Rikuperojnë monedhat kryesore!
Dollari amerikan ka rikuperuar pikë nga rënia e fortë e kësaj fillim jave teksa blihet këtë mëngjes me 112 lekë dhe shitet me 113 lekë sipas kursit të këmbimit......

BQE mbështet euron - Lagarde: Inflacioni nuk e ka prekur ende kulmin, “shtrëngimi” do të vijojë
Dollari amerikan po qëndron në rënie të lehtë në sesionin e sotëm europian, por gjatë tregtisë aziatike dhe asaj amerikane realizoi fitime të konsiderueshme......

Tregjet europiane i rikthehen fitimeve - Kina sinjalizon se mund të lehtësojë politikën “zero-Covid”
Bursat europiane i janë rikthyer fitimeve në sesionin e sotëm, ndërsa investitorët vijojnë të monitorojnë zhvillimet që kanë të bëjnë me protestat në Kinë.......

Kontrolli i realitetit të teknologjisë: Si humbi industria 7.4 trilion dollarë në një vit?!
Duket si një përjetësi më parë, por ka kaluar vetëm një vit. Në këtë kohë në 2021, Nasdaq Composite sapo kishte arritur kulmin, duke u dyfishuar që nga ditët e......

Albanians forget quickly, they get insurance only after being flooded
It seems that Albanians become aware of property insurance against disasters only when they occur or are exposed to very large damages. The Financial......

CEO i kompanisë multi milionë dollarëshe ndan këshillën e tij numër 1 të biznesit 'super të nënvlerësuar'!
Wesley Ng mësoi bazat e drejtimit të një biznesi duke parë prindërit e tij të drejtonin restorantin e tyre në Hong Kong. Ng tani drejton biznesin e tij,......

Kriza e shëndetit mendor në Europë në të dhëna: Cili vend përdor më shumë ilaçe kundër depresionit?
Konsumi global i barnave kundër depresionit (AD) është rritur në mënyrë dramatike në dy dekadat e fundit, me europianët konsumatorët më të mëdhenj. Përdorimi i......