Tejkalohet afati i bursës së energjisë - Parashikohej të niste operimet në nëntor, nuk është ende funksionale

Pavarësisht se duhej të niste operimet tregtare në muajin nëntor, Bursa Shqiptare e Energjisë nuk është ende funksionale. Sipas Entit Rregullator të Energjisë, kjo hallkë e rëndësishme e tregut elektroenergjetik do të duhej të niste në nëntor tregtimin e energjisë elektrike për tregun e ditës në avancë për Shqipërinë, ndërsa në muajin janar 2023 do të duhej të shënohej tregtimi për tregun e Kosovës dhe bashkimin e të dy tregjeve Shqipëri-Kosovë.
Megjithatë, kjo nuk ka ndodhur ndërkohë që zyrtarisht nuk është bërë me dije një afat i ri se kur do të jetë funksionale. Kjo është vonesa e radhës për ngritjen e këtij instrumenti, që paraqet rëndësi të veçantë në kushtete kur çmimet e energjisë janë të luhatshme, teksa mijëra biznese tashmë janë nxjerrë në tregun e liberalizuar.
Kjo pasi, ngritja e bursës së energjisë nënkupton listimin e prodhuesve të energjisë elektrike, çka rrit konkurrencën si dhe lehtëson blerjen e energjisë nga të gjithë bizneset e liberalizur që duhet sigurojnë vetë sasinë e nevojshme të energjisë.
Në fund të muajit shtator, pas një sërë shtyrjesh, Enti Rregullator i Energjisë licencoi Bursën, në veprimtarinë e operimit të tregut të energjisë elektrike. Licenca do të ketë një kohëzgjatje 5-vjeçare, ndërkohë që përzgjedhja e ofruesit të shërbimit u bë në fund të vitit 2021, me fitues bashkimin e operatorëve të udhëhequr nga Bursa e Athinës “Hellenic Exchanges - Athens Stock Exchange S.A” dhe grupi i bursës së energjisë elektrike të Greqisë me dy kompanitë e saj “Hellenic Energy Exchange S.A" dhe "Enex Clearing House S.A”.
Ola Mitre/ SCAN
Sondazh

Kryeministri britanik: ‘Epoka e artë’ për marrëdhëniet Britani-Kinë ka përfunduar!
Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Rishi Sunak tha se e ashtuquajtura "epokë e artë" e marrëdhënieve me Kinën kishte mbaruar, duke paralajmëruar se lëvizja......

Kush janë ‘emigrantët e energjisë’ që fluturojnë drejt jugut për t'i shpëtuar faturave të dimrit?!
Pushtimi rus i Ukrainës në shkurt i çoi çmimet të energjisë në nivele rekord në gusht por edhe pse aktualisht janë lehtësuar disi, ato ka të ngjarë të......

Dita e Çmimit Nobel: Kush ishte Alfred Nobel, krijuesi i çmimit Nobel? Jeta, shpikjet dhe trashëgimia
Dita e Çmimit Nobel mbahet më 10 dhjetor dhe feston ata që arrijnë përsosmëri në fushat e tyre të zgjedhura. Fituesit e mëparshëm të çmimit Nobel kanë......

Presidenti gjerman: "Ne nuk e harrojmë Ballkanin"!
Në një intervistë ekskluzive me DW presidenti i Gjermanisë, Frank Walter Steinmeier, është shprehur për përparimet e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut drejt......

Nafta Brent rritet me rreth 4 dollarë - BE dështon të arrijë një marrëveshje për tavanin e çmimit të naftës ruse
Nafta i është rikthyer fitimeve në tregtinë europiane, duke rikuperuar të gjitha humbjet e realizuara në sesionin e kaluar. Megjithatë, fitimet po kufizohen......

Tregu valutor hapet në ‘jeshile’ – Rikuperojnë monedhat kryesore!
Dollari amerikan ka rikuperuar pikë nga rënia e fortë e kësaj fillim jave teksa blihet këtë mëngjes me 112 lekë dhe shitet me 113 lekë sipas kursit të këmbimit......

BQE mbështet euron - Lagarde: Inflacioni nuk e ka prekur ende kulmin, “shtrëngimi” do të vijojë
Dollari amerikan po qëndron në rënie të lehtë në sesionin e sotëm europian, por gjatë tregtisë aziatike dhe asaj amerikane realizoi fitime të konsiderueshme......

Tregjet europiane i rikthehen fitimeve - Kina sinjalizon se mund të lehtësojë politikën “zero-Covid”
Bursat europiane i janë rikthyer fitimeve në sesionin e sotëm, ndërsa investitorët vijojnë të monitorojnë zhvillimet që kanë të bëjnë me protestat në Kinë.......