Italia, taksa shtesë ndaj kompanive energjetike - Nga viti I ardhshëm, 50% tatim mbi fitimet e tepërta

Qeveria e Italisë ka hartuar një plan për të vendosur një taksë 50% mbi fitimet e tepërta të kompanive energjetike në vitin 2023, sipas projektbuxhetit për vitin e ardhshëm. Në këtë mënyrë, Roma dëshiron të zbusë përfitimin ekonomik që kanë marrë kompanitë e energjisë nga rritja e gjerë e çmimeve të naftës dhe gazit natyror.
Taksa do të llogaritet në 50% të të ardhurave të kompanisë për vitin 2022, që është të paktën 10% më e lartë se të ardhurat mesatare për periudhën 2018-2021. Nga ana tjetër, do të ketë një tavan që do të jetë i barabartë me 25% të vlerës neto të aktiveve në fund të vitit 2021.
Plani në fjalë është i ndryshëm nga ai i paraqitur javën e kaluar nga ministria e Financave e Italisë. Ky version parashikonte një taksim prej 35% nga janari deri në korrik 2023, por kjo taksë do të kishte të bënte me fitimet neto të kompanive dhe jo me të ardhurat totale.
Nga llogaritjet e përafërta, qeveria italiane pritet të mbledhë rreth 2,565 miliardë euro nga taksa e re, e cila ndjek kuadrin e propozuar nga Komisioni Europian dhe zëvendëson një taksë të ngjashme në fuqi këtë vit. Kjo takes ka shkaktuar një valë kritikash, ndërkohë që shumë kompani refuzojnë ta paguajnë atë.
Sipas kushteve të reja të përcaktuara në projektbuxhet, rreth 7,000 prodhues dhe furnizues të energjisë elektrike, gazit natyror dhe karburanteve duhet të paguajnë shumën e papaguar deri në mesin e vitit 2023.
SCAN
Sondazh

Nafta shënon sërish rritje - Ndikojnë pritshmëritë për heqjen e kufizimeve anti covid në Kinë
Rritet sërish çmimi i naftës, si pasojë e pritshmërive se Kina do të lehtësojë kontrollet e saj ndaj Covid 19, pas protestave të rralla kundër strategjisë zero......

Më pak blerje këtë fundvit në Europë - Pavarësisht të Premtes së Zezë shifrat treguan rënie
Europianët blenë telefona celularë, zbukurime për festat e fundvitit, pulovra dhe bizhuteri gjatë uljeve të së premtes së zezë, megjithëse perspektivat për......

“Blindohen” financat shtetërore - Pr.ligji/ Forcohen masat mbi drejtuesit e institucioneve, bllokim fondesh ose shkarkim
Duke qenë se çdo vit dëmi ekonomik në buxhet i evidentuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, arrin përmasa galopante, qeveria ka vendosur qe të forcojë sistemin......

Kreditimi, në nivelin më të ulët prej 2016-ës - Bie me 18% në tetor, rrjedhojë e rritjes së normave të interesit nga Banka e Shqipërisë
Rritja e normave të interesit dhe kriza e çmimeve duket se kanë nxitur një tkurrje domethënëse të kreditimit gjatë tetorit, tregojnë shifrat zyrtare nga Banka......

“Lëviz” energjia diellore - Licencat e reja të ERE-s për prodhimin nga centralet fotovoltaike, pas 3 vitesh “pushim”
Viti 2022 po shënon ndryshime të lehta në drejtim të licencave për prodhimin e energjisë elektrike nga centralet fotovoltaike, ndonëse numri i tyre mbetet i......

DPPPP e paaftë të gjurmojë Crypto-t, transformohet tërësisht - 94% e analistëve pa përvojën e duhur, do kthehet në Agjenci e do mund të hetojë çdo IP
Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave duket se është larg rolit që duhet të ketë, shkak për të cilin ajo do të transformohet......

Qeveria dështon me taksën mbi produktet e qumështit - U dëmtuan bizneset, propozohet heqja për hirrën dhe krem qumështin
Qeveria është tërhequr nga “eksperimenti” i vendosjes së taksës mbi hirrën e qumështit dhe krem qumështin. Ditën që në Parlament është miartuar buxheti 2023......

Tejkalohet afati i bursës së energjisë - Parashikohej të niste operimet në nëntor, nuk është ende funksionale
Pavarësisht se duhej të niste operimet tregtare në muajin nëntor, Bursa Shqiptare e Energjisë nuk është ende funksionale. Sipas Entit Rregullator të Energjisë,......