Bota Postuar më 29 Nëntor 2022, 11:19

Nafta shënon sërish rritje - Ndikojnë pritshmëritë për heqjen e kufizimeve anti covid në Kinë

Nga SCAN TV
Nafta shënon sërish rritje - Ndikojnë pritshmëritë

Rritet sërish çmimi i naftës, si pasojë e pritshmërive se Kina do të lehtësojë kontrollet e saj ndaj Covid 19, pas protestave të rralla kundër strategjisë zero Covid në vend. Manifestimet u zhvilluan gjatë fundjavës në qytetet më të mëdha kineze.

Kontratat e së ardhmes së naftës së papërpunuar Brent u rritën me 1.4 dollarë, ose 1.7%, dhe u tregtuan me 84.57 dollarë për fuçi.

Ndërsa kontratat e së ardhmes së naftës së papërpunuar të Teksasit Perëndimor u rritën me 1.17 dollarë, ose 1.5%, në 78.39 dollarë për fuçi.

Aksionet aziatike gjithashtu shënuan rritje pas zërave sipas të cilëve trazirat mund të nxisnin një lehtësim të kufizimeve si pasojë e Covid. Këto zëra kanë shkaktuar shumë luhatje në tregje.

Protestat e rralla në rrugë dhe në qytetet anembanë Kinës gjatë fundjavës ishin një rebelim kundër politikës zero Covid të presidentit Xi Jinping, por dhe sfida më e fortë publike përgjatë gjithë karrierës së tij sipas analistëve kinezë. Pekini këmbëngul në politikën e zero Covid dhe pse pjesa më e madhe e botës ka hequr pjesën më të madhe të kufizimeve.

Çmimet e naftës mbështeten edhe nga pritshmëria që prodhuesit kryesorë të naftës do të rregullojnë planet e tyre të prodhimit në takimin e ardhshëm. Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës – OPEC - dhe aleatët, përfshirë Rusinë, të njohur si OPEC+, do të zhvillojnë një takim më 4 dhjetor. Analistët në Eurasia Group sugjeruan se kërkesa e dobësuar nga Kina mund të nxisë OPEC + për të ulur prodhimin. OPEC+ filloi të ulë objektivin e prodhimit me 2 milionë fuçi në ditë në nëntor, duke synuar të mbështesë çmimet e naftës. Tregjet po vlerësojnë gjithashtu ndikimin e një kufiri të ardhshëm të çmimit perëndimor ndaj naftës ruse.

G7 dhe diplomatët e Bashkimit Europian kanë diskutuar një kufi prej 65 deri në 70 dollarë për fuçi, me synimin për të kufizuar të ardhurat për financimin e ofensivës ushtarake të Moskës në Ukrainë, pa ndërprerë tregjet globale të naftës. Kufiri i çmimit do të hyjë në fuqi më 5 dhjetor, ditë kur do të hyjë në fuqi dhe vendimi i BE-së për ndalimin e naftës bruto ruse.

Dorina Kurtaj / SCAN

Live TV

Të fundit
Shqipëria 16 Shkurt Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka regjistruar luhatje të konsiderueshme për gjatë kësaj fundjave teksa është blerë këtë mëngjes me 80.8 lekë dhe është shitur me 81.8......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Shqipëria 16 Shkurt Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka regjistruar luhatje të konsiderueshme për gjatë kësaj fundjave teksa është blerë këtë mëngjes me 80.8 lekë dhe është shitur me 81.8......