“Blindohen” financat shtetërore - Pr.ligji/ Forcohen masat mbi drejtuesit e institucioneve, bllokim fondesh ose shkarkim

Duke qenë se çdo vit dëmi ekonomik në buxhet i evidentuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, arrin përmasa galopante, qeveria ka vendosur qe të forcojë sistemin e menaxhimit të brendshëm financiar, duke synuar minimizimin e shkeljeve dhe rastet korruptive në këtë drejtim. Pas fazës së konsultimit, projektligji për disa ndryshime në ligjin “Për menaxhimin financiar dhe kontrollin” është depozituar për diskutim në komisionet kuvendore dhe më pas do të kalojë për miratim në Parlament.
Drafti sjell risi, pasi shtrin detyrimin për raportimin e gjendjes së sistemit të kontrollit të brendshëm edhe në shoqëritë tregtare të cilat zotërohen, kontrollohen, financohen ose garantohen financiarisht nga njësit e qeverisjes së përgjithshme duke mundësuar një monitorim më të zgjeruar të funksionalitetit të këtij sistemi. Bëhet fjalë kryesisht për ato ente publike siç janë ndërmarrjet e ujësjellës kanalizimeve apo të shpërndarjes së energjisë elektrike të cilat funksionojnë në një farë forme pavarura financiarisht, edhe pse kërkojnë subvencion të vazhdueshme nga buxheti.
Ndërkohë sipas dokumentit, evidentohet se, problematikat vijnë kryesisht si pasojë e mosangazhimit të duhur të stafit si dhe nivelit të ulët të ndërgjegjësimit të menaxherëve në njësitë publike. Sipas draftit, titullarët e njësive të qeverisjes së përgjithshme do të jenë të detyruar caktojnë nëpunësit autorizues, sipas legjislacionit në fuqi. Nëpunësi autorizues i njësisë publike, për efekt të menaxhimit financiar dhe kontrollit, cakton nëpunës autorizues të nivelit të dytë drejtuesit e programeve e nënprogrameve të çdo strukture dhe njësie të varësisë direkte, për të cilat identifikohet buxhet i veçantë.
Nëpunësi autorizues i njësisë së qeverisjes së përgjithshme dhe i shoqërisë tregtare, depoziton te titullari i njësisë publike dhe nëpunësi i parë autorizues një deklaratë dhe raportin përkatës për cilësinë dhe gjendjen e sistemit të kontrollit të brendshëm të njësisë së qeverisjes së përgjithshme që mbulon, për vitin e mëparshëm, jo më vonë se fundi i muajit shkurt të vitit aktual.
Me rishikimin e ligjit të menaxhimit financiar dhe kontrollit, propozohet gjithashtu ndërmarrja e disa masave disiplinore sanksionuese për forcimin e përgjegjshmërisë menaxheriale në funksion të zbatimit të kuadrit ligjor në fuqi me qëllim ndikimin edhe në përmirësimin e performancës së veprimtarisë së njësive publike. Masat lidhen me bllokimin e përkohshëm të përdorimit të fondeve buxhetore si dhe shkarkime nga detyra.
Elisabeta Dosku/ SCAN
Sondazh

Kreditimi, në nivelin më të ulët prej 2016-ës - Bie me 18% në tetor, rrjedhojë e rritjes së normave të interesit nga Banka e Shqipërisë
Rritja e normave të interesit dhe kriza e çmimeve duket se kanë nxitur një tkurrje domethënëse të kreditimit gjatë tetorit, tregojnë shifrat zyrtare nga Banka......

“Lëviz” energjia diellore - Licencat e reja të ERE-s për prodhimin nga centralet fotovoltaike, pas 3 vitesh “pushim”
Viti 2022 po shënon ndryshime të lehta në drejtim të licencave për prodhimin e energjisë elektrike nga centralet fotovoltaike, ndonëse numri i tyre mbetet i......

DPPPP e paaftë të gjurmojë Crypto-t, transformohet tërësisht - 94% e analistëve pa përvojën e duhur, do kthehet në Agjenci e do mund të hetojë çdo IP
Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave duket se është larg rolit që duhet të ketë, shkak për të cilin ajo do të transformohet......

Qeveria dështon me taksën mbi produktet e qumështit - U dëmtuan bizneset, propozohet heqja për hirrën dhe krem qumështin
Qeveria është tërhequr nga “eksperimenti” i vendosjes së taksës mbi hirrën e qumështit dhe krem qumështin. Ditën që në Parlament është miartuar buxheti 2023......

Tejkalohet afati i bursës së energjisë - Parashikohej të niste operimet në nëntor, nuk është ende funksionale
Pavarësisht se duhej të niste operimet tregtare në muajin nëntor, Bursa Shqiptare e Energjisë nuk është ende funksionale. Sipas Entit Rregullator të Energjisë,......

Kryeministri britanik: ‘Epoka e artë’ për marrëdhëniet Britani-Kinë ka përfunduar!
Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Rishi Sunak tha se e ashtuquajtura "epokë e artë" e marrëdhënieve me Kinën kishte mbaruar, duke paralajmëruar se lëvizja......

Kush janë ‘emigrantët e energjisë’ që fluturojnë drejt jugut për t'i shpëtuar faturave të dimrit?!
Pushtimi rus i Ukrainës në shkurt i çoi çmimet të energjisë në nivele rekord në gusht por edhe pse aktualisht janë lehtësuar disi, ato ka të ngjarë të......

Dita e Çmimit Nobel: Kush ishte Alfred Nobel, krijuesi i çmimit Nobel? Jeta, shpikjet dhe trashëgimia
Dita e Çmimit Nobel mbahet më 10 dhjetor dhe feston ata që arrijnë përsosmëri në fushat e tyre të zgjedhura. Fituesit e mëparshëm të çmimit Nobel kanë......