567 mijë familje e biznese me internet të shpejtë fiks në 2022 - Tremujori i tretë, 2.3 milionë përdorues të shërbimeve broadband nga rrjetet celulare

Interneti i shpejtë është një prej segmenteve të tregut të komunikimeve elektronike me rritjen më të fortë për këtë vit. Sipas të dhënave zyrtare të AKEP, Numri i pajtimtarëve më akses Broadband në internet nga rrjete fikse në T3 2022 arriti në rreth 567 mijë, që përbën një rritje me 6% në krahasim me tremujorin e mëparshëm dhe një rritje me rreth 3.6% në krahasim me të njëtin tremujor në vitin 2021. Në masë të madhe janë abonentë që po i drejtohen rrjeteve fikse të operatorëve të internetit, duke u larguar gjithnjë e më shumë nga rrjetet fikse telefonike.
Në fakt, numri i pajtimtarëve të linjave të telefonisë fikse në fund të tremujorit të tretë 2022 është raportuar rreth 178 mijë, që përbën një rënie me 2.5% në krahasim me T2 2022 dhe një rënie me 13.1% në krahasim me T3 2021. Numri i pajtimtarëve të rrjeteve fikse që kanë akses në shërbime të integruara (Telefoni/Internet/TV) në fund të 3 mujorit të tretë 2022 arriti në rreth 300 mijë, një rritje kjo me 3.3% në krahasim me T2 2022 dhe rënie me 0.4% krahasuar me T3 2021.
Por edhe më e fortë ka qenë rritja e përdorimit të internetit të shpejtë përmes rrjeteve celulare. Numri i përdoruesve aktivë të aksesit broadband në Internet nga rrjetet celulare në T3 2022 ishte rreth 2.3 milionë që përbën një rritje 11.7% me tremujorin e mëparshëm, dhe një rritje me 7.1% në krahasim me Tremujorin e tretë 2021.
Në total, numri i përdoruesve aktivë të telefonisë celulare gjatë T3 2022 arriti në rreth 2.89 milionë që përbën një rritje me rreth 11% me T2 2022 dhe rritje me rreth 8.8% me T3 2021.
Lorenc Rabeta / SCAN
Sondazh

Amazon vijon reduktimin e stafit - Në Indi hiqet shërbimi për shpërndarjen e ushqimeve
Amazon do të mbyllë pjesë të veprimtarive të saj në Indi, duke treguar se dhe një treg që aktualisht shënon rritje të fortë, me 1.4 miliard konsumatorë......

“Inflacioni nuk ka arritur ende kulmin” - Lagarde: Në muajin maj mund të kemi surpriza
Inflacioni në eurozonë nuk ka arritur ende kulmin dhe rrezikon të jetë dhe më i lartë se sa pritshmëritë aktuale. Deklarata u bë nga presidentja e Bankës......

Britani, 1.2 miliardë dollarë për izolimin e banesave - Nga fondi më parë përfitonin vetëm familjet e varfra
Qeveria e Britanisë synon të vërë në dispozicion 1.2 miliardë dollarë fonde publike për projektet e izolimit të banesave duke filluar që nga viti i ardhshëm.......

Italia, taksa shtesë ndaj kompanive energjetike - Nga viti I ardhshëm, 50% tatim mbi fitimet e tepërta
Qeveria e Italisë ka hartuar një plan për të vendosur një taksë 50% mbi fitimet e tepërta të kompanive energjetike në vitin 2023, sipas projektbuxhetit për......

Nafta shënon sërish rritje - Ndikojnë pritshmëritë për heqjen e kufizimeve anti covid në Kinë
Rritet sërish çmimi i naftës, si pasojë e pritshmërive se Kina do të lehtësojë kontrollet e saj ndaj Covid 19, pas protestave të rralla kundër strategjisë zero......

Më pak blerje këtë fundvit në Europë - Pavarësisht të Premtes së Zezë shifrat treguan rënie
Europianët blenë telefona celularë, zbukurime për festat e fundvitit, pulovra dhe bizhuteri gjatë uljeve të së premtes së zezë, megjithëse perspektivat për......

“Blindohen” financat shtetërore - Pr.ligji/ Forcohen masat mbi drejtuesit e institucioneve, bllokim fondesh ose shkarkim
Duke qenë se çdo vit dëmi ekonomik në buxhet i evidentuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, arrin përmasa galopante, qeveria ka vendosur qe të forcojë sistemin......

Kreditimi, në nivelin më të ulët prej 2016-ës - Bie me 18% në tetor, rrjedhojë e rritjes së normave të interesit nga Banka e Shqipërisë
Rritja e normave të interesit dhe kriza e çmimeve duket se kanë nxitur një tkurrje domethënëse të kreditimit gjatë tetorit, tregojnë shifrat zyrtare nga Banka......