Shisnin produkte false, Europol mbyll rreth 12500 faqe online - Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut pjesë e operacionit

Agjencitë e zbatimit të ligjit në 27 vende të ndryshme të kanë zhvilluar një operacion së bashku me Europol për të mbyllur faqet e internetit që ofrojnë mallra të falsifikuara ose të përfshira për piraterinë në internet. Shqipëria renditet ndër shtetet që reklamonte dhe shiste këto produkte.
Këto agjenci në disa kontinente kanë mbyllur 12 526 faqe interneti, kanë shkëputur 32 serverë të përdorur për të shpërndarë përmbajtje të paligjshme për 2 294 kanale televizive dhe kanë mbyllur 15 dyqane online që shisnin produkte të falsifikuara në faqet e mediave sociale. Hetuesit sekuestruan 127 365 produkte të falsifikuara si rroba, ora, këpucë, aksesorë, parfume, pajisje elektronike dhe kuti telefoni me vlerë më shumë se 3.8 milionë euro.
Kosova, Maqedonia, Mali I Zi dhe Krocia janë ndër vendet e Ballkanit Perëndimor në të cilën është kryer operacioni. Të tjera shtete janë dhe Belgjika, Bullgaria, Brazili, Kolumbia, Kroacia, Republika Çeke, Danimarka, Franca, Gjeorgjia, Greqia, Hungaria, Irlanda, Italia, Lituania, Malta, Moldavia, Portugalia, Rumania, Sllovenia , Spanjë, Zvicër, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara.
Gjatë operacionit, u lëshuan 10 urdhra kontrolli dhe 14 persona u ndaluan pasi u akuzuan për krime të pronësisë intelektuale. Në një aksion të Policisë spanjolle u arrestuan katër persona dhe një person u akuzua zyrtarisht. Sipas rezultateve të hetimeve, i dyshuari kryesor fitonte deri në 150 mijë euro në muaj dhe kishte një jetë luksoze. Operacioni i përsëritur, i cili mbështetet nga Eurojust dhe INTERPOL, synon, heton dhe sekuestron faqet e internetit që përmbajnë një sërë përmbajtjesh të paligjshme.
Marinela Lina/ SCAN
Sondazh

Emigrantët renditin qytetet më të mira dhe më të këqija europiane për të jetuar dhe punuar!
Puna në distancë është në rritje në mbarë globin dhe dhjetëra vende kanë zhvilluar viza të synuara për 'nomadët dixhitale'. Por është e rëndësishme të zgjidhni......

Motori i parë i avionëve me hidrogjen në botë drejt një pike kthese për industrinë e aviacionit!
Prodhuesi i hapësirës ajrore Rolls-Royce tha se kishte testuar dhe drejtuar me sukses motorin e parë të avionit me hidrogjen në botë. Motori i parë në llojin e......

'Skandali' i gazit metan të shpërdoruar në Mbretërinë e Bashkuar!
Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar po lejon industrinë e karburanteve fosile të shpenzojë sasi të mëdha gazi, sipas një instituti mjedisor. Green Alliance thotë......

Kush do ta fitojë luftën globale të prodhimit të çipave? – Europa me një histori të gjatë prodhimit
Që kur Uashingtoni filloi të ofrojë stimuj miliarda dollarësh për kompanitë e teknologjisë së lartë për t'u zhvendosur në Shtetet e Bashkuara, Evropa ka qenë......

567 mijë familje e biznese me internet të shpejtë fiks në 2022 - Tremujori i tretë, 2.3 milionë përdorues të shërbimeve broadband nga rrjetet celulare
Interneti i shpejtë është një prej segmenteve të tregut të komunikimeve elektronike me rritjen më të fortë për këtë vit. Sipas të dhënave zyrtare të AKEP,......

Amazon vijon reduktimin e stafit - Në Indi hiqet shërbimi për shpërndarjen e ushqimeve
Amazon do të mbyllë pjesë të veprimtarive të saj në Indi, duke treguar se dhe një treg që aktualisht shënon rritje të fortë, me 1.4 miliard konsumatorë......

“Inflacioni nuk ka arritur ende kulmin” - Lagarde: Në muajin maj mund të kemi surpriza
Inflacioni në eurozonë nuk ka arritur ende kulmin dhe rrezikon të jetë dhe më i lartë se sa pritshmëritë aktuale. Deklarata u bë nga presidentja e Bankës......

Britani, 1.2 miliardë dollarë për izolimin e banesave - Nga fondi më parë përfitonin vetëm familjet e varfra
Qeveria e Britanisë synon të vërë në dispozicion 1.2 miliardë dollarë fonde publike për projektet e izolimit të banesave duke filluar që nga viti i ardhshëm.......