Dollari, në nivelin më të lartë në 1 javë - Tregjet presin fjalimin e Powell dhe të dhënat mbi punësimin në SHBA

Tregu i monedhave ka ndryshuar minimalisht në sesionin e sotëm, me dollarin amerikan që po qëndron në nivelin më të lartë në 1 javë. Investitorët po presin fjalimin që do të mbajë presidenti i Rezervës Federale, Jerome Powell dhe raportin mbi punësimin për nëntorin, që do të publikohet ditën e premte. Analistët parashikojnë se ekonomia amerikane do të ketë krijuar edhe 200 mijë vende të reja pune gjatë nëntorit, në rënie të lehtë nga 261 mijë vende të reja pune që u krijuan në tetor.
Në anën tjetër, euro është gjendur nën presion pasi të dhënat mbi çmimet konsumatore në Gjermani dhe në Spanjë rezultuan më të dobëta se parashikimet, duke ulur njëkohësisht edhe mundësitë që Banka Qendrore Europiane të rrisë agresivisht normën bazë të interesit, në takimin e dhjetorit. Megjithatë, vendimtare do të jenë të dhënat mbi inflacionin për Eurozonën, që do të publikohen më vonë gjatë ditës së sotme.
Analistët parashikojnë një ngadalësim të lehtë në 10.4%, nga 10.6% që ishte inflacioni për tetorin. Indeksi që mat ecurinë e dollarit amerikan përballë shportës me 6 monedhat kryesore ndërkombëtare po qëndron në rreth 106.7, niveli më i lartë që nga 23 nëntori. Në tregun e kriptomonedhave, bitcoin ka prekur nivelin më të lartë në dy javët e fundit prej 17 mijë dollarë, ndërsa ethereum po tregtohet në rreth 1270 dollarë.
SCAN
Sondazh

Bursat europiane zgjerojnë fitimet - Investitorët po presin të dhënat mbi inflacionin në Eurozonë
Tregjet europiane po qëndrojnë në rritje në sesionin e sotëm, ndërsa investitorët po presin të dhënat për inflacionin në Eurozonë, që do të publikohen më vonë......

Shisnin produkte false, Europol mbyll rreth 12500 faqe online - Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut pjesë e operacionit
Agjencitë e zbatimit të ligjit në 27 vende të ndryshme të kanë zhvilluar një operacion së bashku me Europol për të mbyllur faqet e internetit që ofrojnë mallra......

Emigrantët renditin qytetet më të mira dhe më të këqija europiane për të jetuar dhe punuar!
Puna në distancë është në rritje në mbarë globin dhe dhjetëra vende kanë zhvilluar viza të synuara për 'nomadët dixhitale'. Por është e rëndësishme të zgjidhni......

Motori i parë i avionëve me hidrogjen në botë drejt një pike kthese për industrinë e aviacionit!
Prodhuesi i hapësirës ajrore Rolls-Royce tha se kishte testuar dhe drejtuar me sukses motorin e parë të avionit me hidrogjen në botë. Motori i parë në llojin e......

'Skandali' i gazit metan të shpërdoruar në Mbretërinë e Bashkuar!
Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar po lejon industrinë e karburanteve fosile të shpenzojë sasi të mëdha gazi, sipas një instituti mjedisor. Green Alliance thotë......

Kush do ta fitojë luftën globale të prodhimit të çipave? – Europa me një histori të gjatë prodhimit
Që kur Uashingtoni filloi të ofrojë stimuj miliarda dollarësh për kompanitë e teknologjisë së lartë për t'u zhvendosur në Shtetet e Bashkuara, Evropa ka qenë......

567 mijë familje e biznese me internet të shpejtë fiks në 2022 - Tremujori i tretë, 2.3 milionë përdorues të shërbimeve broadband nga rrjetet celulare
Interneti i shpejtë është një prej segmenteve të tregut të komunikimeve elektronike me rritjen më të fortë për këtë vit. Sipas të dhënave zyrtare të AKEP,......

Amazon vijon reduktimin e stafit - Në Indi hiqet shërbimi për shpërndarjen e ushqimeve
Amazon do të mbyllë pjesë të veprimtarive të saj në Indi, duke treguar se dhe një treg që aktualisht shënon rritje të fortë, me 1.4 miliard konsumatorë......