Shqipëria Postuar më 30 Nëntor 2022, 10:03

Dollari amerikan vazhdon të forcohet ndërsa Paundi dhe Franga humbasin pikë!

Nga SCAN TV
Dollari amerikan vazhdon të forcohet ndërsa Paundi dhe Franga humbasin

Dollari amerikan sikurse edhe një ditë më parë ka rikuperuar pikë këtë mëngjes teksa vazhdon të forcohet nga humbja e fortë që pësoi javën e shkuar duke u blerë sot me 112.4 lekë dhe duke u shitur me 113.4 lekë.

Sipas kursit të këmbimit lokal monedha europiane nuk ka pasur luhatje të ndjeshme të kuotës teksa vijon edhe sot të blihet me 116.5 lekë dhe të shitet m e117.1 lekë njësoj si dita e martë.

Paundi britanik ka pësuar rënie të lehtë të vlerës mëngjesin e sotëm pasi është blerë sot me 133.8 lekë dhe është shitur me 135.3 lekë krahasuar me ditën e djeshme referuar tregut të brendshëm valutor.

Franga zvicerane sakaq ka regjistruar edhe ajo zbritje të kuotës pasi është blerë këtë të mërkurë me 117.5 lekë dhe është shitur me 118.5 lekë në raport me një ditë më parë.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat