Tregtia përmes rrugëve detare merr sërish hov!

Ekonomia globale po vuan ende nga pasojat e pandemisë dhe luftës në Ukrainë. Megjithëse nga kjo tregtia botërore ka humbur ritmin, shumë zinxhirë furnizimi janë përçarë dhe ndërveprimi ekonomik në mbarë globin po kalon një provë të vështirë, ka shenja të çtensionimit të pjesshëm të situatës. Kjo konstatohet edhe nga shoqata e pronarëve gjermanë të anijeve (VDR). Drejtori i përgjithshëm Martin Kröger sheh për këtë disa arsye, si p.sh përfundimin e grevave të punëtorëve të porteve në Gjermani.
Edhe hapësirat në anije, domethënë kapaciteti në dispozicion për ngarkesat e mallrave, nuk është aq e pakët sa vitin e kaluar. Kjo vërehet në tarifat e mallrave, pra në shpenzimet që bëhen për transportin e kontejnerëve ato po bien ndjeshëm sërish.
Gazeta Handelsblatt ka përllogaritur se tarifat e ngarkesave pjesërisht nuk janë "më të shtrenjta" se para pandemisë. Për shembull, transportimi i një kontejneri 20 ft nga Kina për në Europën Veriore do të kushtonte mesatarisht 1,479 dollarë, në fillim të këtij viti çmimi ishte 8000 dollarë. Ai po ashtu thotë se dërgesat nga Shangai për në Bregun Perëndimor të SHBA janë madje edhe më të lira se në vitin 2019.
Vincent Stamer nga Instituti për Ekonominë Botërore (Ifw) në Kiel shpjegon arsyen. "Gjatë pandemisë sidomos europianët dhe amerikano-veriorët e rritën kërkesën për mallra elektronikë, mobilje dhe vegla sporti. Në të njëjtën kohë firmat u përpoqën t‘i zgjidhnin vështirësitë e furnizimit duke i mbushur magazinat, thotë Stamer. Vendimtare për zhvillimin aktual të tarifave të ngarkesave është tani "rënia e kërkesës për mallra fizike".
Kushtet aktuale të pafavorshme ekonomike në Europë dhe SHBA e ulin kërkesën. "Inflacioni, frika nga recesioni dhe një rotacion i shërbimeve e ulin kërkesën për mallra", thotë Stamer. Rënia e kërkesës do të thotë se oferta e hapësirës për ngarkesa në transportin detar është sërish e mjaftueshme, gjë që reflektohet në uljen e tarifave të ngarkesave.
90 % e tregtisë botërore kryhet përmes deteve. Dhe kushdo që jeton në bregdet apo në një qytet me një port të madh i ka parë vetë bllokimet e trafikut të anijeve me kontejnerë. Këto pritje të gjata tani nuk janë më. A është gjë e mirë kjo për konsumatorët? A nuk ndihet kjo edhe në tregjet e konsumit? Po, thotë ekonomisti i Ifw, Stamer: "Rënia e tarifave për ngarkesat e mallrave është lajm i mirë. Firmave u duhet të shpenzojnë afro një ndër dhjetë euro për logjistikën dhe transportin. Prandaj çtensionimi i tarifave të ngarkesave ul kostot për kompanitë dhe ka në fund ndikim edhe në çmimet e konsumit".
Por pronarët e anijeve thonë jo. Për Gjermaninë zhvillimi në fakt është pozitiv. Por konsumatorët vështirë se do ta vërenin rënien e kostove të transportit. Sipas VDR ajo përbën vetëm "një pjesë shumë të vogël të çmimit të konsumit përfundimtar të mallrave të transportuara".
Sipas Martin Kröger, nuk priten rënie të mëtejshme të kostove të ngarkesave të mallrave. "Një regjim i rreptë i reduktimit të CO2 të BE do ta bëjë gradualisht të detyrueshëm përdorimin e karburanteve pa emetim, të cilat janë shumë më të shtrenjta për t'u blerë dhe përdorur se sa karburantet fosile konvencionale". DW
E . S / SCAN
Sondazh

Greqia një ndër tregjet më tërheqëse në botë për energjinë e rinovueshme – Përmirësohet Evropa Juglindore në raportin më të fundit
EY mbajti Greqinë dhe Turqinë në Indeksin e Atraktivitetit të Vendit të Energjisë së Rinovueshme të 40 vendeve. Rumania dhe Bullgaria janë në top 30 për......

2 milionë tonë LNG në vit - Katari do të furnizojë Gjermaninë me gaz të lëngshëm nga viti 2026!
Siç njoftoi Ministria e Energjisë në Doha, grupi amerikan "ConocoPhillips” dhe kompania "QatarEnergy” do të dërgojnë çdo vit në Gjermani dy milionë tonë LNG,......

Nafta, pranë 84 USD për fuçi - Investitorët presin takimin e OPEC+ dhe embargon e BE ndaj naftës ruse
Nafta i është rikthyer fitimeve në sesionin e sotëm europian, pas humbjeve të realizuara në tregtinë amerikane dhe atë aziatike. Në sesionin e kaluar, nafta u......

Dollari amerikan vazhdon të forcohet ndërsa Paundi dhe Franga humbasin pikë!
Dollari amerikan sikurse edhe një ditë më parë ka rikuperuar pikë këtë mëngjes teksa vazhdon të forcohet nga humbja e fortë që pësoi javën e shkuar duke u......

Dollari, në nivelin më të lartë në 1 javë - Tregjet presin fjalimin e Powell dhe të dhënat mbi punësimin në SHBA
Tregu i monedhave ka ndryshuar minimalisht në sesionin e sotëm, me dollarin amerikan që po qëndron në nivelin më të lartë në 1 javë. Investitorët po presin......

Bursat europiane zgjerojnë fitimet - Investitorët po presin të dhënat mbi inflacionin në Eurozonë
Tregjet europiane po qëndrojnë në rritje në sesionin e sotëm, ndërsa investitorët po presin të dhënat për inflacionin në Eurozonë, që do të publikohen më vonë......

Shisnin produkte false, Europol mbyll rreth 12500 faqe online - Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut pjesë e operacionit
Agjencitë e zbatimit të ligjit në 27 vende të ndryshme të kanë zhvilluar një operacion së bashku me Europol për të mbyllur faqet e internetit që ofrojnë mallra......

Emigrantët renditin qytetet më të mira dhe më të këqija europiane për të jetuar dhe punuar!
Puna në distancë është në rritje në mbarë globin dhe dhjetëra vende kanë zhvilluar viza të synuara për 'nomadët dixhitale'. Por është e rëndësishme të zgjidhni......