2 milionë tonë LNG në vit - Katari do të furnizojë Gjermaninë me gaz të lëngshëm nga viti 2026!

Siç njoftoi Ministria e Energjisë në Doha, grupi amerikan "ConocoPhillips” dhe kompania "QatarEnergy” do të dërgojnë çdo vit në Gjermani dy milionë tonë LNG, nga viti 2026. Kjo përkon me afërsisht tre për qind të nevojave vjetore të Gjermanisë për gaz. Nuk u dhanë detaje për çmimin. Ministri i Energjisë Al-Kaabi e quajti marrëveshjen një "angazhim ndaj popullit gjerman" dhe theksoi marrëdhëniet e shkëlqyera me qeverinë gjermane. Diskutime të mëtejshme po vazhdojnë me kompanitë gjermane në lidhje me dërgesat e LNG.
Ministri gjerman i ekonomisë, Robert Habeck u shpreh i kënaqur për marrëveshjen. Pesëmbëdhjetë vjet është një kohë e mirë. Ministri nuk deshi të komentojë detaje konkrete. Habecku negocioi për disa muaj me Katarin, në bashkëpunim me kancelarin Scholz, për furnizimet me gaz natyror. Në fillim u duk se kontratat nuk do të realizoheshin. Deri tani, Gjermania dhe vendet e tjera evropiane marrin LNG kryesisht nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në fakt rezervuarët gjermanë të gazit tani janë plot, me nivelin e mbushjes së tyre së fundmi në 100 për qind, sipas të dhënave të industrisë. Por gazi natyror i lëngshëm duhet të japë një kontribut shtesë për shkak të zhdukjes së furnizimeve me gaz rus pas luftës në Ukrainë. Habecku foli për një element qendror për sigurinë e furnizimit me energji për dimrin e ardhshëm.
Katari është një nga eksportuesit më të mëdhenj të gazit të lëngshëm në botë. Emirati ka rezervat e treta më të mëdha të gazit në botë, pas Rusisë dhe Iranit. Shumica e eksporteve shkojnë në Azi, deri tani kryesisht në Japoni, Korenë e Jugut dhe Indi. Kohët e fundit, Katari dhe Kina nënshkruan gjithashtu një marrëveshje afatgjatë të gazit. Australia, Malajzia dhe Nigeria janë gjithashtu vendet kryesore eksportuese të LNG. DW
E . S / SCAN
Sondazh

Nafta, pranë 84 USD për fuçi - Investitorët presin takimin e OPEC+ dhe embargon e BE ndaj naftës ruse
Nafta i është rikthyer fitimeve në sesionin e sotëm europian, pas humbjeve të realizuara në tregtinë amerikane dhe atë aziatike. Në sesionin e kaluar, nafta u......

Dollari amerikan vazhdon të forcohet ndërsa Paundi dhe Franga humbasin pikë!
Dollari amerikan sikurse edhe një ditë më parë ka rikuperuar pikë këtë mëngjes teksa vazhdon të forcohet nga humbja e fortë që pësoi javën e shkuar duke u......

Dollari, në nivelin më të lartë në 1 javë - Tregjet presin fjalimin e Powell dhe të dhënat mbi punësimin në SHBA
Tregu i monedhave ka ndryshuar minimalisht në sesionin e sotëm, me dollarin amerikan që po qëndron në nivelin më të lartë në 1 javë. Investitorët po presin......

Bursat europiane zgjerojnë fitimet - Investitorët po presin të dhënat mbi inflacionin në Eurozonë
Tregjet europiane po qëndrojnë në rritje në sesionin e sotëm, ndërsa investitorët po presin të dhënat për inflacionin në Eurozonë, që do të publikohen më vonë......

Shisnin produkte false, Europol mbyll rreth 12500 faqe online - Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut pjesë e operacionit
Agjencitë e zbatimit të ligjit në 27 vende të ndryshme të kanë zhvilluar një operacion së bashku me Europol për të mbyllur faqet e internetit që ofrojnë mallra......

Emigrantët renditin qytetet më të mira dhe më të këqija europiane për të jetuar dhe punuar!
Puna në distancë është në rritje në mbarë globin dhe dhjetëra vende kanë zhvilluar viza të synuara për 'nomadët dixhitale'. Por është e rëndësishme të zgjidhni......

Motori i parë i avionëve me hidrogjen në botë drejt një pike kthese për industrinë e aviacionit!
Prodhuesi i hapësirës ajrore Rolls-Royce tha se kishte testuar dhe drejtuar me sukses motorin e parë të avionit me hidrogjen në botë. Motori i parë në llojin e......

'Skandali' i gazit metan të shpërdoruar në Mbretërinë e Bashkuar!
Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar po lejon industrinë e karburanteve fosile të shpenzojë sasi të mëdha gazi, sipas një instituti mjedisor. Green Alliance thotë......