‘Gjermania nuk mund të funksionojë pa emigrantët’ - Agjencia Federale e Punës angazhohet për më shumë punëtorë të huaj!

Shefja e Agjencisë Federale të Punës, Andrea Nahles, bën thirrje për më shumë emigracion në Gjermani. "Për shkak të ndryshimit demografik, nuk ka asnjë skenar ku mund t'ia dalim pa emigracion të madh”, tha Nahles për gazetën Süddeutsche Zeitung. "Gjermania është një vend emigrimi." Republika Federale ka nevojë për rreth 400.000 punëtorë shtesë dhe punëtorë të kualifikuar në vit, shtoi ish-shefja e Partisë Socialdemokrate (SPD), tani drejtuese e Agjencisë Federale të Punës.
Punëtorët e huaj ende duhet të kapërcejnë një numër relativisht të madh pengesash për ardhjen në Gjermani. Kjo fillon me pengesat në lëshimin e vizave dhe kalon përmes zyrave të imigracionit me staf të pamjaftueshëm e deri tek njohja e diplomave dhe barrierat gjuhësore. Prandaj, politikanët duhet të veprojnë dhe t'i lehtësojnë gjërat, mendon Nahles. Sigurimi i punëtorëve të kualifikuar është çështja qendrore e tregut të punës.
Në të njëjtën kohë, kreu i Agjencisë Federale të Punësimit paralajmëroi se edhe potenciali i brendshëm i punëtorëve duhet të shfrytëzohet më mirë. "75 % e grave janë të punësuara, por shumë punojnë me kohë të pjesshme. Të rinjtë me prejardhje migrimi duhet të mbështeten më shumë se më parë," tha ajo. Gratë me prejardhje migrimi janë kanë shpesh më shumë pengesa në tregun gjerman të punës. "Edhe të moshuarve apo të papunëve nuk u janë dhënë mundësi të mjaftueshme deri më tani."
Në këtë kuadër, kryetarja e ekspertëve ekonomikë, Monika Schnitzer, mbështetireformën e ligjit të shtetësisë të planifikuarnga qeveria federale. Marrja më e lehtë e shtetësisë forcon integrimin e të huajve që jetojnë dhe punojnë në Gjermani, tha për gazetat e grupit Funke kryetarja e këshillit të ekspertëve, duke folur për zhvillimet e përgjithshme ekonomike.
Shoqata Federale e Bizneseve të Mesme (BVMW) gjithashtu mbështet këto plane. Reduktimi i pengesave burokratike në natyralizimin e inxhinierëve të softuerëve si dhe personelit të infermierisë mund të jetë një avantazh i rëndësishëm për ardhjen dhe mbetjen e tyre në Gjermaninë në terma afatgjatë, tha Drejtori i rrjetit editorial Gjermani (RND) Markus Jerger.
Qeveria federale dëshiron të ulë pengesat ligjore për marrjen e shtetësisë gjermane. Në të ardhmen, duhet të jetë e mundur të merret shtetësia pas vetëm pesë vjetësh qendrimi në Gjermani, në vend të tetë vjetëve siç është tani. Në rastin e "arritjeve të veçanta të integrimit" kjo duhet të jetë e mundur pas tre vjetësh. Partitë e Unionit e refuzojnë
Ndërkohë, Enti Federal i Statistikave njoftoi se në gjysmën e parë të vitit 2022, më shumë se një milion njerëz me shtetësi të huaj kanë ardhur në Gjermani. Emigracioni neto nga janari deri në qershor ishte 1.046.000, sipas zyrës me seli në Wiesbaden. Kjo është vlera më e lartë brenda një gjysmë viti, që nga ribashkimi i Gjermanisë në vitin 1990.
Popullsia në Republikën Federale u rrit me 2.9 milionë nga fundi i vitit 2014 deri në mes të vitit 2022. Por numri i njerëzve me shtetësi gjermane është zvogëluar, thonë statisticienët. Rritja është kryesisht për shkak të migrimit të refugjatëve nga rajonet e përfshira në luftë dhe dhunë, si në Siri, Afganistan dhe Irak në 2015/2016. Por numri këtë vit është shtuar veçanërisht për shkak të agresionit të Rusisë në Ukrainë, e flukse mjaft të mëdha ka edhe nga vendet e BE-së, si Rumania, Bullgaria dhe Polonia. DW
E . S / SCAN

Tregtia përmes rrugëve detare merr sërish hov!
Ekonomia globale po vuan ende nga pasojat e pandemisë dhe luftës në Ukrainë. Megjithëse nga kjo tregtia botërore ka humbur ritmin, shumë zinxhirë furnizimi......

Greqia një ndër tregjet më tërheqëse në botë për energjinë e rinovueshme – Përmirësohet Evropa Juglindore në raportin më të fundit
EY mbajti Greqinë dhe Turqinë në Indeksin e Atraktivitetit të Vendit të Energjisë së Rinovueshme të 40 vendeve. Rumania dhe Bullgaria janë në top 30 për......

2 milionë tonë LNG në vit - Katari do të furnizojë Gjermaninë me gaz të lëngshëm nga viti 2026!
Siç njoftoi Ministria e Energjisë në Doha, grupi amerikan "ConocoPhillips” dhe kompania "QatarEnergy” do të dërgojnë çdo vit në Gjermani dy milionë tonë LNG,......

Nafta, pranë 84 USD për fuçi - Investitorët presin takimin e OPEC+ dhe embargon e BE ndaj naftës ruse
Nafta i është rikthyer fitimeve në sesionin e sotëm europian, pas humbjeve të realizuara në tregtinë amerikane dhe atë aziatike. Në sesionin e kaluar, nafta u......

Dollari amerikan vazhdon të forcohet ndërsa Paundi dhe Franga humbasin pikë!
Dollari amerikan sikurse edhe një ditë më parë ka rikuperuar pikë këtë mëngjes teksa vazhdon të forcohet nga humbja e fortë që pësoi javën e shkuar duke u......

Dollari, në nivelin më të lartë në 1 javë - Tregjet presin fjalimin e Powell dhe të dhënat mbi punësimin në SHBA
Tregu i monedhave ka ndryshuar minimalisht në sesionin e sotëm, me dollarin amerikan që po qëndron në nivelin më të lartë në 1 javë. Investitorët po presin......

Bursat europiane zgjerojnë fitimet - Investitorët po presin të dhënat mbi inflacionin në Eurozonë
Tregjet europiane po qëndrojnë në rritje në sesionin e sotëm, ndërsa investitorët po presin të dhënat për inflacionin në Eurozonë, që do të publikohen më vonë......

Shisnin produkte false, Europol mbyll rreth 12500 faqe online - Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut pjesë e operacionit
Agjencitë e zbatimit të ligjit në 27 vende të ndryshme të kanë zhvilluar një operacion së bashku me Europol për të mbyllur faqet e internetit që ofrojnë mallra......