Shqipëria Postuar më 1 Maj 2024, 11:26

Huaja, më pak se 30% e të ardhurave mujore për familjet - Sipas BSH, pritet ulje e kërkesës për kredi në gjysmën e parë 2024

Nga SCAN TV
Huaja, më pak se 30% e të ardhurave mujore për familjet - Sipas

Kërkesa e familjeve për kredi dhe aftësia e tyre paguese nuk kanë ndryshuar në gjysmën e dytë të vitit të shkuar. Në vrojtimin që Banka e Shqipërisë ka realizuar mbi gjendjen financiare dhe ngarkesën në borxh të familjeve, rezultatet tregojnë se pavarësisht luhatjeve, niveli i huamarrjes së familjeve dhe mundësia për t'i paguar paraqiten të qëndrueshme dhe pa ndryshime të rëndësishme nga periudha e mëparshme.

Rreth 83% e familjeve kanë deklaruar se pagesa e huasë zë më pak se 30% të të ardhurave mujore dhe ky tregues është rritur me 9% në terma gjashtëmujorë dhe me 10% krahasuar me vitin 2022. Nga ana tjetër, pesha e familjeve ku pagesa e huasë tejkalon 30% të të ardhurave ka rënë me 14% dhe 12% krahasuar me periudhat e mësipërme, duke sinjalizuar zbutje të ngarkesës financiare të borxhit, pavarësisht rritjes së normave në vend.

Rreth 55% e familjeve huamarrëse kanë deklaruar se aftësia e tyre paguese nuk ka ndryshuar gjatë periudhës, ndërsa pjesa tjetër raportojnë përkeqësim të aftësisë së tyre paguese, por ndjeshëm më të zbutur krahasuar me gjashtë muajt e parë të 2023-it.

Nëse analizojmë nivelin e huamarrjes nga viti 2018 deri në vitin 2023, vërehet se familjet shqiptare kanë marrë më shumë kredi në gjysmën e parë të vitit 2022, ndërsa gjysma e parë e vitit 2020 shënon nivelin më të ulët të huamarrjes, përkatësisht me vetëm 25% të familjeve që kanë përfituar kredi. Megjithatë, në një hark kohor prej 6 vitesh niveli i aftësisë paguese është shoqëruar me luhatje të mëdha.

Në gjysmën e parë të vitit 2024 parashikohet që qytetarët shqiptarë të marrin më pak kredi. Rreth 57% e familjeve të pyetura janë treguar më optimiste se vitin e shkuar duke deklaruar se nuk presin të marrin hua të re në 6 muajt e parë të 2024.

Ledina Elezi/SCAN

Live TV

Të fundit
Shqipëria 16 Dhjetor

Abissnet, pionieri i internetit në Shqipëri

Abissnet, kompania e parë e shërbimeve të internetit në Shqipëri, dëshmon mbi 27 vite histori dhe zhvillim që prej themelimit në vitin 1998. Me një rrugëtim......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Shqipëria 16 Dhjetor

Abissnet, pionieri i internetit në Shqipëri

Abissnet, kompania e parë e shërbimeve të internetit në Shqipëri, dëshmon mbi 27 vite histori dhe zhvillim që prej themelimit në vitin 1998. Me një rrugëtim......