Gjermania në kërkim të punonjësve të kualifikuar – Krijon sistemin në bazë të kritereve për aplikuesit

Gjermania shpreson të luftojë mungesën e punëtorëve të kualifikuar me një 'kartë të re mundësie'.
'Chancenkarte' do të përdorë një sistem pikësh për t'u mundësuar punëtorëve me aftësitë e kërkuara që të vijnë më lehtë në Gjermani. Është pjesë e një strategjie të propozuar nga Ministri i Punës Hubertus Heil për të trajtuar mungesat e punës në vend, e cila do t'i paraqitet qeverisë këtë vjeshtë.
Çdo vit do të vendosen kuota në varësi të industrive që mungojnë punëtorët. Tre nga katër kriteret e mëposhtme duhet gjithashtu të plotësohen për të aplikuar për skemën:
- Një diplomë ose formim profesional i njohur nga Gjermania
- Tre vite përvojë profesionale
- Njohuri gjuhësore ose qëndrim i mëparshëm në Gjermani
- Mosha nën 35 vjeç
Aktualisht, shumica e qytetarëve jo të BE-së duhet të kenë një ofertë pune përpara se të mund të zhvendosen në Gjermani. Një vizë për punëkërkuesit ekziston tashmë, por chacenkarte pritet ta bëjë më të lehtë dhe më të shpejtë për njerëzit që kërkojnë të gjejnë punë në Gjermani.
Qytetarët e vendeve të caktuara me marrëveshje për viza tashmë mund të hyjnë në Gjermani për 90 ditë pa viza, por lejohen vetëm të punësohen afatshkurtër.
Karta e mundësive do t'i lejojë njerëzit të shkojnë dhe të kërkojnë një punë ose praktikë gjatë qëndrimit në vend që të aplikojnë nga jashtë. Aplikantët duhet të jenë në gjendje të dëshmojnë se mund të përballojnë të paguajnë shpenzimet e tyre të jetesës ndërkohë.
Detajet e sakta të skemës ende nuk janë zyrtarizuar.
Pse Gjermania ka nevojë të tërheqë punëtorë të kualifikuar?
Këtë vit, mungesa e punëtorëve të kualifikuar në Gjermani është rritur në nivelin më të lartë të të gjitha kohërave. Në fillim të këtij viti, Instituti për Kërkimin e Punësimit (IAB) gjeti 1.74 milionë vende të lira në të gjithë vendin.
Në korrik, mungesa e personelit preku pothuajse gjysmën e të gjitha kompanive të anketuara nga instituti kërkimor IFO me bazë në Mynih, duke i detyruar ato të ngadalësojnë operacionet e tyre.
Cilat industri janë goditur më keq nga mungesa e stafit në Gjermani?
Një sondazh i IFO tregon se sektori i shërbimeve është goditur më keq, veçanërisht industria e akomodimit dhe eventeve.
Kjo pasohet nga magazinimi dhe ruajtja, ofruesit e shërbimeve dhe prodhimi, veçanërisht në sektorët e ushqimit, pajisjeve të përpunimit të të dhënave, makinerive dhe sektorëve të prodhimit të metaleve.
Shumë biznese me pakicë, kompani ndërtimi dhe shitës me shumicë kanë raportuar gjithashtu mungesë stafi.
Industria farmaceutike dhe kimike raportojnë mungesën më të ulët të punëtorëve të kualifikuar. Industria e automobilave dhe e inxhinierisë mekanike po vuajnë gjithashtu më pak se sektorët e tjerë.
SCAN
Sondazh

Një telefon satelitor që punon pa sinjal Wi-Fi ose rrjet celular - Firma britanike kërkon të marrë vëmendjen e Apple iPhone 14 dhe Elon Musk
Një prodhues britanik i smartfonëve shpreson të vjedhë vëmendjen kundrejt shefit të Apple dhe Tesla, Elon Musk, me një celular të ri të lidhur me satelitin, ka......

Irlanda gjobit Instagramin me 405 milionë euro për mbrojtjen e të dhënave të fëmijëve - Dënimi është i dyti më i madh sipas rregullave të BE-së
Rregullatori i privatësisë së të dhënave në Irlandë po dënon Instagramin me 405 milionë euro gjobë pasi një hetim zbuloi se platforma e mediave sociale......

Ekonomia në zonën euro - Në muajin gusht u regjistrua sërish një tkurrje e saj
Aktiviteti i sipërmarrjeve në zonën euro është tkurrur sërish në muajin gusht për shkak të rënies së kërkesës, me konsumatorët që kanë kufizuar blerjet për......

Inflacioni në Turqi, mbi 80% - Ky është niveli rekord që thyen atë të verës në vitin 1998
Niveli i inflacionit në Turqi duket i pandalshëm. Në muajin gusht rrritja e cmimeve të mallrave të konsumit ishte më shumë se 80% në krahasim me 79.6% në......

Kryeministrja e re e Britanisë së Madhe - Lizz Truss, gruaja e tretë në historinë e vendit që mban këtë post
Për disa ajo mund të jetë një figurë gazmore, por për anëtarët e Partisë Konservatore në Britaninë e Madhe që e zgjodhën për të zëvendësuar Boris Johnson në......

Sanksionet ndaj Rusisë - Sipas ekspertëve, ekonomia e Vladimir Putin është e paralizuar
Sanksionet ndaj Rusisë po funksionojnë sepse ekonomia e Putin është e paralizuar. Ky përfundim vjen nga një studim i “Yale University”, duke shtuar se ata që......

Hungaria me agjenci të pavarur anti-korrupsion - Kryeministri Orban nënshkruan dekretin. Hap kyç për zhbllokimin e fondeve të BE
Kryeministri hungarez, Viktor Orban, ka nënshkruar një dekret për krijimin e një agjencie të pavarur kundër korrupsionit, një hap kyç për zhbllokimin e fondeve......

Kriza e furnizimit me gaz - Europa përgatitet për racionimin e tij në sezonin e dimrit
Në të gjithë Europën po përgatiten për të reduktuar, me dëshirë ose jo, konsumet e energjisë elektrike në pritje të dimrit. Në Francë presidenti Emmanuel......