Gjermanët ‘shtrëngojnë dorën’ - Bie konsumi privat!

Për herë të parë prej tetë muajsh atmosfera tek konsumatorët gjermanë është përkeqësuar. Indeksi i konsumit, sipas institutit studiues të konsumit, GfK ka arritur në këtë përfundim pas një sondazhi me 2000 vetë të anketuar.
Keqësimi i atmosferës së konsumit është i papritur për analistët. "Zhvillimi i aktual i gjendjes së konsumatorëve të sinjalizon, se konsumatorët janë shumë të pasigurt", thotë ekonomisti Rolf Bürkl. Sipas ekspertëve shkak për këtë janë vijimësia e shtrenjtimit të produkteve në Gjermani. Në maj inflacioni, sipas Zyrës Federale të Statistikave arriti shifrën 6,2%, pas 7,4% në prill. Deri në shkurt të këtij viti inflacioni ishte më shumë se 8%, kundrejt vitit të shkuar.
Por edhe frika nga ekonomia në stanjacion apo në rënie duket se i ka bërë të pasigurt konsumatorët gjermanë. Institutet kryesore ekonomike në Gjermani kanë konfirmuar, se kapaciteti ekonomik i Gjermanisë këtë vit do të bjerë. Instituti ifo llogarit me një minus prej 0,4%. Kjo ka efekt tek konsumatorët, që kanë një pritshmëri më të ulët në lidhje me të ardhurat e tyre. Familjet gjermane këtë vit presin humbje reale të të ardhurave për shkak të inflacionit të lartë. Pasoja: rënie e dëshirës për konsum. "Kjo duket ndër të tjera në rritjen e dëshirës për kursime", thotë Bürkl.
Ekspertët nuk presin përmirësim të shpejtë të gjendjes. Konsumi privat, sipas GfK këtë vit do të bjerë dhe nuk do të shërbejë më si shtysë për ekonominë. Pozitivisht për të ardhmen shikohet tendenca në rënie e inflacionit, thonë ekspertët, pasojat në këtë rast nuk do të jenë aq të rënda në ekonomi, megjithë humbjen e fuqisë blerëse. DW
E . S / SCAN
Sondazh

Scholz kërkon zgjedhje të reja në komunat serbe!
Kancelari gjerman Olaf Scholz shpreson që Serbia dhe Kosova do të arrijnë të jetësojnë Marrëveshjen e Ohrit. Në kuadër të një konference shtypi me homologun e......

Nis punën Task Force e AKU - Krifca: 100 inspektorë të dedikuar për sezonin veror në garantimin e sigurisë ushqimore
Ka nisur punën ekipi i Task Forcës së Autoritetit Kombëtar të Ushqimit për të garantuar sigurinë ushqimore përgjatë sezonit veror ku konsumi është dhe më i......

Nafta, e qëndrueshme pranë 74 USD - Rezervat e naftës në SHBA ranë me 9.6 milion fuçi, javën e kaluar
Nafta po tregtohet e qëndrueshme në sesionin e sotëm, me një tendencë në rënie të lehtë, për shkak se investitorët presin norma më të larta interesi nga bankat......

Komentet e FED mbështesin dollarin - Powell: Inflacioni nuk do të shkojë në objektiv deri në vitin 2025
Dollari është forcuar në sesionin e së mërkurës, ndërsa sot po shfaqet i qëndrueshëm, pasi gjeti një mbështetje nga komentet e bëra nga shefi i Rezervës......

Bursat europiane, me ndryshime të vogla - Rriten me rreth 5%, gjatë qershorit, teknologjia realizon fitimet më të mëdha
Bursat europiane kanë ndryshuar shumë pak në fillim të sesionit të sotëm, për shkak se investitorët po vlerësojnë komentet e bankierëve qëndrore, të cilat......

Rikuperon Dollari amerikan ndërsa vazhdon ‘rënia e lirë’ për valutat e tjera!
Dollari amerikan ka rikuperuar këtë mëngjes teksa ka regjistruar një rritje të lehtë të vlerës në raport me një ditë më parë duke u blerë sot me 97.3 lekë dhe......

Më pak azilkërkues shqiptarë në prill - Vetëm 713 aplikime, por vijojmë të kryesojmë rajonin
Të dhënat nga “Agjencia për Azil e Bashkimit Europian” (EUAA) tregojnë se numri i kërkesave për azil nga shqiptarët gjatë muajit prill të këtij viti ra me......

A do të jenë më joshëse bonot e thesarit? - Rënie drastike e interesave këtë javë në 3.09%. Shumë pranë depozitave bankare
Yield-et e letrave me vlerë të Qeverisë kanë vijuar tendencën rënëse këtë javë, por me një rënie drastike duke ju afruar normës bazë të interesit, ashtu si dhe......