Europa Postuar më 10 Shkurt 2023, 11:40

Gigapresses: Kallëpe gjigante që riformësojnë prodhimin e makinave!

Nga SCAN TV
Gigapresses: Kallëpe gjigante që riformësojnë prodhimin e

Duke zëvendësuar rreth 60 komponentë të salduar me një modul të vetëm, makinat gjigante të derdhjes së aluminit të prodhuara nga furnizuesit si Tesla IDRA Group po ndihmojnë prodhuesit e makinave të thjeshtojnë prodhimin dhe të ulin kostot deri në 40% në disa zona.

Tesla ka qenë pionier në përdorimin e makinerive masive të derdhjes, të njohura gjithashtu si gigapresa, për të bërë pjesë të mëdha të vetme të pjesëve të poshtme të automjeteve, për të përmirësuar prodhimin dhe për të reduktuar punën edhe të robotëve.

Kjo e ka ndihmuar atë të bëhet prodhuesi më fitimprurës i automjeteve elektrike me bateri (BEV). Kritikët thonë se procesi paraqet rreziqe për cilësinë dhe fleksibilitetin, pasi një e metë e vetme mund të komprometojë një modul të tërë dhe ta bëjë rregullimin më të vështirë nëse diçka shkon keq.

Por me industrinë që po përpiqet të ruajë marzhet e fitimit mes rritjes së çmimeve të lëndëve të para, prodhuesit e makinave duke përfshirë Toyota, General Motors, Hyundai, Volvo Cars dhe startupi kinez i automjeteve elektrike Nio po i drejtohen kompanive si IDRA për ndihmë.

"Ideja bazë ishte të sigurohej një teknologji që mund të thjeshtonte procesin e prodhimit të makinave," thotë menaxheri i përgjithshëm i IDRA Riccardo Ferrario. Paketat e baterive aktualisht përbëjnë 25%-40% të kostos totale të BEV-ve. "Duhet të arrini që pjesa tjetër të kushtojë më pak," tha Ferrario.

Prodhuesit e automjeteve që përdorin makineritë e derdhjes së aluminit pretendojnë se mund të reduktojnë investimet e nevojshme për të ndërtuar shasinë - komponenti i dytë më i shtrenjtë i një automjeti pas motorit - me 40%, dhe koston mesatare të pjesëve të tyre me 30%, tha Ferrario. "Është një mënyrë për t'i bërë BEV-të diçka për të gjitha xhepat," tha ai.

IDRA, e cila u mor nga grupi kinez LK Industries në vitin 2008, ka zhvilluar gigapresa që nga viti 2016. Konkurrentët e IDRA dhe LK përfshijnë Buhler Group në Europë, Ube Corp. dhe Shibaura Machine në Japoni, si dhe Yizumi dhe Haitian në Kinë.

Edel Strazimiri / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat