Europa Postuar më 10 Shkurt 2023, 11:08

“Retë” e recesionit mbi BE - Por, Deutsche Bank bën parashikim optimist për eurozonën

Nga SCAN TV
“Retë” e recesionit mbi BE - Por, Deutsche Bank bën

“Retë e zeza po shpërndahen”, sipas Deutsche Bank për sa i përkete konomisë europiane, teksa vazhdon të përmirësojë parashikimet e saj për rritjen e eurozonës këtë vit me një pikë përqindje, në 0.5%. Për vitin 2024, shtëpia pritet një rritje prej 1%. Gjithashtu Deutsche Bank pret rritje prej 2.7% për ekonominë globale në vitin 2023 dhe 1% për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas analistëve eurozona do të shmangë recesionin këtë dimër pasi lehtësimi  i krizës energjetike përmirëson perspektivat e rritjes afatshkurtër përmes kanaleve kryesore: pasiguri më e ulët dhe reduktimi i goditjes reale të të ardhurave.

Përvec një goditjeje më të vogël ndaj konkurrencës së bizneseve europiane, sipas Deutsche Bank, ka edhe dy faktorë të tjerë që ndikojnë në rritje, megjithëse në një masë më të vogël. Një nga faktorët është hapja e ekonomisë së Kinës pas bllokimeve të koronavirusit, e cila pritet të shtojë rreth 0.2 pikë përqindje në PBB-në e Eurozonës në vitin 2023. Por dhe shtrëngimi më i madh monetar nga Banka Qendrore Europiane.

Megjithatë, analistët vlerësojnë se nga mesi i vitit 2024, BQE do të ketë arritur kthimin e inflacionit në objektivin 2%, duke lejuar fillimin e uljes së normave të interesit me 25 pikë bazë në tremujor, në nivelet 1.75%. Deutsche Bank vlerëson se ekonomia globale do të rritet me 2.7% në 2023 - shin, pasi lufta në Ukrainë dhe shtrëngimi i politikës monetare nga bankat qendrore vazhdojnë të peshojnë mbi perspektivën. Në SHBA, pritet një ngadalësim përpara se ekonomia të hyjë në recesion në gjysmën e dytë të 2023 - shit, me këtë vit që përfundon me 1% rritje dhe 0.3% në 2024 - ën. Prandaj Deutsche Bank pret rritje të normës së FED prej 25 pikë bazë në mars dhe maj.

Dorina Kurtaj / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat