Paga minimale në Shqipëri bëhet 40 mijë lekë! Projekti i qeverisë: Brenda 2 vitesh, rritje deri në 45 mijë lekë

Pas pak javësh paga minimale në vend do të rritet në 40 mijë lekë. Kjo mund të cilësohet si një nga rritjet më të mëdha të pagës minimale të viteve të fundit, pasi nga 36 mijë lekë që u rrit pak muaj më parë, tashmë paga minimale do të shkojë në 40 mijë lekë.
“Paga minimale shumë shpejt do të shkojë në 40 mijë lekë dhe kur them shumë shpejt, domethënë çështje disa javësh. Do të fillojë të aplikohet brenda shumë pak muajsh për të gjithë.
Ne nuk duam që të ketë një pagë më të ulët se 40 mijë lekë në Republikën e Shqipërisë, qoftë në sektorin publik, qoftë në sektorin privat dhe nëse bëmë një përpjekje shumë serioze për të mbështetur 1 milionë shqiptarë, që nga pensionistët, tek kategoritë e tjera më në nevojë dhe tek të gjithë ata që kontribuojnë për shtetin, mbeti pa u adresuar pjesa e atyre më në nevojë që kontribuojnë në sektorin privat” deklaroi kryeministri Edi Rama në takimin me studentët e ekselencës.
Në vijim të fjalës së tij, kryeministri bëri me dije se projekti i qeverisë është që brenda dy vitesh, niveli i pagës minimale të arrijë 45 mijë lekë.
SCAN

Shpenzimet, Shqipëri vs Europë - Për ushqim shpenzojmë 41% të të ardhurave, 3 herë më shumë se europianët
Familjet shqiptare mbajnë rekord në Europë sa i përket peshës që zënë ushqimet dhe pijet jo alkolike në shpenzimet e tyre, por janë të fundit për shpenzimet në......

“Inflacioni shënoi pikën e kthesës, sinjal inkurajues për 2023” - BSH: Rritja e normës baze nuk ndikoi negativisht te kreditimi, bankat nuk shtrënguan huadhënien
Banka e Shqipërisë vlerëson se inflacioni ka shënuar pikën e kthesës me rënien e shënuar në dy muajt e fundit të vitit 2022, gjë që përbën një sinjal......

Çfarë po e rrit çmimin e bulmetit në vend?
Pikat e shitjes me pakicë janë njoftuar nga kompanitë e përpunimit të qumështit se duke nisur nga 15 shkurti furnizimet e reja të bulmetit për qytetarët......

Rritja e paralajmëruar e çmimeve të bulmetit. Si e komentojnë blegtorët dhe qytetarët
Duke nisur nga 15 shkurti kompanitë e mëdha të përpunimit të qumështit kanë informuar pikat e shitjes me pakicë se do të rrisin çmimin e qumështit dhe......

Pse klonet e reja ChatGPT nga Google dhe Microsoft do të shkatërrojnë kërkimin në internet?!
Këtë javë Sundar Pichai, CEO i Google, njoftoi se motori i kërkimit në internet i kompanisë së tij, mënyra se si shumica dërrmuese e njerëzve ndërveprojnë me......

Rriten sërish çmimet e produkteve për pastrim - Situata pritet të ndryshojë në gjysmën e dytë të vitit
Unilever konfirmoi se do të vazhdojë të rrisë çmimet për detergjentët, sapunët dhe ushqimin e paketuar për të kompensuar rritjen e kostove të inputeve dhe për......

Turqia, në kërkim të ndihmës ndërkombëtare - Sektori i turizmit do të preket për një periudhë afatshkurtër
Në momentin që Turqia kërkohë ndihmë ndërkombëtare për të përballuar situatën e krijuar nga tërmeti i fuqishëm që goditi vendin këtë të hënë, vëmendja u......

Një super autostradë prej 93 km me ajër të kondicionuar – Dubai mund të bëhet një qendër e re për qëndrueshmërinë dhe mirëqenien! (FOTOT)
Edel Strazimiri / SCAN Dubai mund të bëhet një qendër e re për qëndrueshmërinë dhe mirëqenien, nëse zhvilluesi URB merr aprovimin e nevojshëm. Firma me bazë......