Turqia, në kërkim të ndihmës ndërkombëtare - Sektori i turizmit do të preket për një periudhë afatshkurtër

Në momentin që Turqia kërkohë ndihmë ndërkombëtare për të përballuar situatën e krijuar nga tërmeti i fuqishëm që goditi vendin këtë të hënë, vëmendja u përqendrua në organizatat ndërkombëtare të financimit si Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar.
Një gjë pozitive për ekonominë është se nga ajo që duket deri tani, ka më pak dëmtime në ndërtesat tregtare në krahasim me ato rezidenciale, duke lënë të kuotohet se bizneset do të jenë më pak të prekura. Turqia ka një nga 20 ekonomitë më të mëdha në botë dhe ka përjetuar një rritje të shpejtë ekonomie gjatë presidencës së Erdoan.
Gjithësesi vendi aktualisht po përballet me fatkeqësinë e dytë të madhe natyrore në 24 vjet, pas tërmetit të vitit 1999 që vrau 17 mijë njerëz. Tërmeti të hënës pritet të ketë më shumë pasoja në financat e Turqisë. Sipas ekonomistëve ngjarja tragjike do të thajë rezervat dhe do të përkeqësojë situatën ekonomike.
Epiqendra e tërmetit ishte shumë pranë qytetit kryesor për prodhimin dhe industrinë në vend: Gaziantep. Mijëra fabrika janë ndërtuar në jug të qytetit me 3 milion banorë, pranë kufirit me Sirinë. Sipas të dhënave zyrtare të autoriteteve turke, prodhimi ka ndaluar në një shkallë të gjerë, me banorët që i tremben lëkundjeve të reja në orët dhe ditët e ardhshme.
Sektori i turizmit gjithashtu do të preket për një periudhë afatshkurtër dhe vetëm atëherë kur njerëzit të rifitojnë besimin dhe jeta ekonomike të jetë e qëndrueshme, që ky burim i rëndësishëm i monedhave të huaja të rimëkëmbet.
Performanca e partisë së Erdogan AKP – për drejtësinë dhe zhvillimin – në këtë krizë mund të ketë pasoja të rëndësishme në të ardhmen e vendit, me zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale që priten të mbahen në muajin qershor të këtij viti.
Në një kohë që marrëdhëniet e Turqisë me vendet aleate janë acaruar vitet e fundit dhe lidhjet me Rusinë janë përforcuar, Ankaraja bëri një apel të menjëhershëm për ndihmë ndërkombëtare pas tërmetit. Një apel që gjeti premtime për mbështetje nëpër botë, ndërsa ekipe ndërkombëtare kanë mbërritur në juglindje të Turqisë.
Gjermania nisi të dërgonte gjeneratorë, tenda, batanije dhe njësi për filtrimin e ujit, duke premtuar se do të sjellë dhe streha emergjence.
Presidenti amerikan Joe Biden premtoi se do të japë të gjithë ndihmën e nevojshme, ndërsa ai francez Emmanuel Macron me anë të një mesazhi në profilin zyrtar të Tëitter u shpreh se vendi i tij ishte gati të dërgonte ndihmë mjekësore.
Analistët këmbëngulin se vendet do të kufizohen nga vështirësitë ekonomike që po përjeton secili, në dërgimin e ndihmave.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Një super autostradë prej 93 km me ajër të kondicionuar – Dubai mund të bëhet një qendër e re për qëndrueshmërinë dhe mirëqenien! (FOTOT)
Edel Strazimiri / SCAN Dubai mund të bëhet një qendër e re për qëndrueshmërinë dhe mirëqenien, nëse zhvilluesi URB merr aprovimin e nevojshëm. Firma me bazë......

“Shuhen” mbi 12 mijë biznese në vend - Pandemia apo kriza, kush e goditi më shumë sipërmarrjen?
Gjatë vitit 2022, një numër shumë i lartë biznesesh janë “shuar”, duke ndërprerë veprimtarinë e tyre ekonomike. Sipas të dhënave zyrtare të Drejtorisë së......

“Ende në “luftë” me inflacionin” - JPMorgan: Është herët për të shpallur fitoren
Jamie Dimon, shefi ekzekutiv i JPMorgan, banka më e madhe amerikane, paralajmëroi se është ende herët për të shpallur fitoren kundër inflacionit, duke shtuar......

Forbes publikon listën – Ja kush janë gratë më të fuqishme në botë
Forbes ka publikuar listën ku renditen gratë më të fuqishme në botë. Kjo renditje u bazua në katër parametra kryesorë: paraja, media, ndikimi dhe sferat e......

Britania hedh në treg “britcoin” - Stërlina dixhitale mund të tregtohet online
Britania e Madhe po përgatitet të nxjerrë në treg stërlinën dixhitale, sipas kursit ligjor, por të kompjuterizuar. Kjo do të hapë rrugën mes kriptovalutave......

Walt Disney ristrukturohet sërish - Reduktohen 7 mijë vende pune për të kursyer miliarda dollarë
Walt Disney konfirmoi një ristrukturim gjithëpërfshirës të korporatës që do të rezultojë në shkurtimin e 7 mijë vendeve të punës në kuadër të përpjekjes për të......

Në 2022 u blenë mbi 300 milionë euro prona nga të huajt - Pipiria: Kërkesa në bregdet po zgjerohet, interes nga Belgjika e Holanda
Bumi i ndërtimeve në Tiranë e bregdet duket se po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen e blerësve të huaj. Drejtori Ekzekutiv i Shoqtës Shqiptare të......

Kërkesa e Kinës për gomerët e Afrikës po rritet. Pse është koha për të kontrolluar tregtinë mes tyre?!
Vitet e fundit, ka pasur një kërkesë të madhe dhe në rritje për lëkurën e gomarit në Kinë, ku ato përdoren për të bërë një produkt të lashtë të lidhur me......