“Ende në “luftë” me inflacionin” - JPMorgan: Është herët për të shpallur fitoren

Jamie Dimon, shefi ekzekutiv i JPMorgan, banka më e madhe amerikane, paralajmëroi se është ende herët për të shpallur fitoren kundër inflacionit, duke shtuar se Rezerva Federale mund të rrisë normat e interesit mbi 5%.
Paralajmërimi i Dimon erdhi pasi zyrtarët e Rezervës Federale thanë se priten rritje të mëtejshme të normave të interesit në të ardhmen, megjithëse askush nuk ishte gati të sugjeronte se raporti i punës së madhe gjatë janarit, mund t'i shtynte ata përsëri në një qëndrim më agresiv të politikës monetare.
Në lidhje me inflacionin, Dimon tha se njerëzit duhet të marrin frymë thellë para se të shpallin fitoren, sepse shifra e një muaji dukej e mirë. Ai theksoi se është krejtësisht e arsyeshme që FED të shkojë deri në 5% dhe të presë pak. Por nëse inflacioni zbret në 3.5% ose 4% dhe qëndron atje, mund të duhet të shkohet më lart se 5% dhe kjo mund të ndikojë në norma të shkurtra dhe të gjata.
Nga një kulm prej gati 7% në qershor, masa e preferuar e Fed-it për inflacionin qëndroi në 5% në dhjetor - shumë mbi objektivin e saj prej 2%, por duke shkuar në rënie të qëndrueshme. Në një intervistë për Reuters, Jamie Dimon paralajmëroi se rregullimi më i rreptë i tarifave të kartave të kreditit mund t'i shtyjë huadhënësit të japin më pak kredi. Ai tha gjithashtu se kishte në plan të vizitonte Kinën, duke thënë se ishte e rëndësishme të ruheshin marrëdhëniet mes dy vendeve.
Dimon tha gjithashtu se një mospagim i borxhit të SHBA - një perspektivë me të cilën përballet vendi nëse nuk rritet tavani i borxhit të tij - do të ishte potencialisht "katastrofik" dhe do të shkaktonte dëme të përhershme në Amerikë, duke shkatërruar të ardhmen e saj.
Presidenti Joe Biden, në fjalimin e tij në një sesion të Kongresit amerikan, u kërkoi republikanëve të rrisin tavanin e borxhit prej 31.4 trilionë dollarë në muajt e ardhshëm për të shmangur një falimentim.
Dorina Kurtaj / SCAN

Forbes publikon listën – Ja kush janë gratë më të fuqishme në botë
Forbes ka publikuar listën ku renditen gratë më të fuqishme në botë. Kjo renditje u bazua në katër parametra kryesorë: paraja, media, ndikimi dhe sferat e......

Britania hedh në treg “britcoin” - Stërlina dixhitale mund të tregtohet online
Britania e Madhe po përgatitet të nxjerrë në treg stërlinën dixhitale, sipas kursit ligjor, por të kompjuterizuar. Kjo do të hapë rrugën mes kriptovalutave......

Walt Disney ristrukturohet sërish - Reduktohen 7 mijë vende pune për të kursyer miliarda dollarë
Walt Disney konfirmoi një ristrukturim gjithëpërfshirës të korporatës që do të rezultojë në shkurtimin e 7 mijë vendeve të punës në kuadër të përpjekjes për të......

Në 2022 u blenë mbi 300 milionë euro prona nga të huajt - Pipiria: Kërkesa në bregdet po zgjerohet, interes nga Belgjika e Holanda
Bumi i ndërtimeve në Tiranë e bregdet duket se po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen e blerësve të huaj. Drejtori Ekzekutiv i Shoqtës Shqiptare të......

Kërkesa e Kinës për gomerët e Afrikës po rritet. Pse është koha për të kontrolluar tregtinë mes tyre?!
Vitet e fundit, ka pasur një kërkesë të madhe dhe në rritje për lëkurën e gomarit në Kinë, ku ato përdoren për të bërë një produkt të lashtë të lidhur me......

Nisin shpronësimet për pronarët që preken nga aksi rrugor “Unaza Lindore loti II” – Rreth 51 milion lekë për përfituesit
Me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave ka vendosur shpronësimin, për interes publik, të......

Gabimi i chatbot-it të Google ‘fshin’ 100 miliardë dollarë aksione!
Google po kërkon mënyra për të siguruar njerëzit se është ende përpara në garën për teknologjinë më të mirë të inteligjencës artificiale. Dhe deri më tani,......

Zgjidhja e pazakontë për të përballuar krizën e kostos së jetesës: Berlini po paguan të rinjtë për të shkuar në klube!
Berlini po inkurajon të rinjtë të kthehen në qytet duke u dhënë atyre 50 euro për të shijuar vendet dhe ngjarjet kulturore të qytetit. Nisur nga Departamenti i......