Britania hedh në treg “britcoin” - Stërlina dixhitale mund të tregtohet online

Britania e Madhe po përgatitet të nxjerrë në treg stërlinën dixhitale, sipas kursit ligjor, por të kompjuterizuar. Kjo do të hapë rrugën mes kriptovalutave zyrtare të një valute kombëtare. Tashmë epiteti i ditës nuk është më ‘brexit’ në Londër, por ‘Britcoin’.
Në ndërtesën neoklasike të Bankës së Anglisë kanë vendosur të përqafojnë të ardhmen. Guvernatori Andrew Bailey konfirmoi krijimin e një kriptopaundi me portretin e Mbretit Çarls III. Qytetarët britanikë mund të kenë në portofol një paund të ri dixhital, që mund ta shpenzojnë online si një alternativë ndaj parave cash,, brenda kësaj dekade. Lëvizja britanike është komentuar si një tërmet që shkon përtej kuriozitetit teknologjik dhe faktorit risi.
Qeveria britanike dëshiron të ndalojë rritjen e kriptomonedhave private, si Bitcoin dhe StableCoins, monedha dixhitale të mbështetura nga asete reale. Kriptomonedhat shihen nga banka si shumë spekulative dhe jo zëvendësuese për të ashtuquajturat monedha ‘fiat’, monedha të emetuara nga bankat qendrore. Në vend të kësaj, "Britcoin" do të jetë diçka e ngjashme me një monedhë të qëndrueshme. Më e rëndësishmja, “çmimi” do të lëvizë në përputhje me vlerën e paundit, në vend që të lëvizë egërsisht lart e poshtë, siç ka bërë Bitcoin gjatë vitit të kaluar.
Paundi i ardhshëm dixhital do të jetë praktikisht identik me pagesat e sotme online: i përdorshëm për blerje në Amazon dhe faqe të ngjashme të tregtisë elektronike, duke përdorur një smartphone. Megjithatë, ajo që do të ndryshojë është se nuk mund të përdoret për të fituar interes - si Staking për kriptovalutat - dhe të paktën fillimisht, do të ketë kufij: për të shmangur spekulimet, do të vendoset një maksimum prej 20 mijë kripto-paund për person. Mbi këtë bazë, pra, nuk ka gjasa që Britcoin të zëvendësojë llogaritë rrjedhëse brenda një kohe të shkurtër. Në synimet e Bankës së Anglisë, ky paund i ardhshëm dixhital nuk do të zëvendësojë, por do të plotësojë paratë e gatshme. Fillimisht pritet të ketë pak përdorim, por nëse përhapet, ai mund të tejkalojë transaksionet tradicionale. Përballë paqëndrueshmërisë ekstreme të kriptomonedhave dhe pas rrëzimit të FTX, me miliona kursimtarë të mashtruar, Banka Qendrore dëshiron të sigurojë publikun se një kriptomonedhë e mbështetur nga shteti do të ishte po aq e sigurt sa paratë.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Walt Disney ristrukturohet sërish - Reduktohen 7 mijë vende pune për të kursyer miliarda dollarë
Walt Disney konfirmoi një ristrukturim gjithëpërfshirës të korporatës që do të rezultojë në shkurtimin e 7 mijë vendeve të punës në kuadër të përpjekjes për të......

Në 2022 u blenë mbi 300 milionë euro prona nga të huajt - Pipiria: Kërkesa në bregdet po zgjerohet, interes nga Belgjika e Holanda
Bumi i ndërtimeve në Tiranë e bregdet duket se po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen e blerësve të huaj. Drejtori Ekzekutiv i Shoqtës Shqiptare të......

Kërkesa e Kinës për gomerët e Afrikës po rritet. Pse është koha për të kontrolluar tregtinë mes tyre?!
Vitet e fundit, ka pasur një kërkesë të madhe dhe në rritje për lëkurën e gomarit në Kinë, ku ato përdoren për të bërë një produkt të lashtë të lidhur me......

Nisin shpronësimet për pronarët që preken nga aksi rrugor “Unaza Lindore loti II” – Rreth 51 milion lekë për përfituesit
Me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave ka vendosur shpronësimin, për interes publik, të......

Gabimi i chatbot-it të Google ‘fshin’ 100 miliardë dollarë aksione!
Google po kërkon mënyra për të siguruar njerëzit se është ende përpara në garën për teknologjinë më të mirë të inteligjencës artificiale. Dhe deri më tani,......

Zgjidhja e pazakontë për të përballuar krizën e kostos së jetesës: Berlini po paguan të rinjtë për të shkuar në klube!
Berlini po inkurajon të rinjtë të kthehen në qytet duke u dhënë atyre 50 euro për të shijuar vendet dhe ngjarjet kulturore të qytetit. Nisur nga Departamenti i......

Udhëtimi me tren nëpër Europë do të jetë më i shpejtë dhe më i lirë falë këtyre rrugëve të reja!
Udhëtimi hekurudhor ndërkufitar në BE do të bëhet më i shpejtë, më i shpeshtë dhe më i përballueshëm sipas një plani të ri për të nxitur transportin e......

Dollari, në nivelin më të lartë në 1 muaj - Investitorët presin të dhënat mbi inflacionin në SHBA
Dollari amerikan po ndryshon minimalisht gjatë sesionit të sotëm dhe po tregtohet në nivelin më të lartë në 1 muaj, përballë shportës me 6 monedhat kryesore......