Dollari, në nivelin më të lartë në 1 muaj - Investitorët presin të dhënat mbi inflacionin në SHBA

Dollari amerikan po ndryshon minimalisht gjatë sesionit të sotëm dhe po tregtohet në nivelin më të lartë në 1 muaj, përballë shportës me 6 monedhat kryesore ndërkombëtare. Investitorët po tregtohen të kujdesshëm, në pritje të të dhënave mbi inflacionin në SHBA, që do të japin një panoramë më të qartë mbi ecurinë e çmimeve.
Ndërkohë, presidenti i Rezervës Federale të Nju Jorkut, John Williams, deklaroi se norma bazë e interesit në intervalin nga 5% deri në 5.25% është shumë e arsyeshme. Indeksi që mat ecurinë e dollarit amerikan, përballë shportës me 6 monedhat kryesore ndërkombëtare po qëndron në rreth 103.4, niveli më i lartë në 1 muaj. Ndërkohë, më herët, gjatë një sesioni me pyetje-përgjigje në Klubin Ekonomik në Uashington, shefi i Rezervës Federale, Jerome Powell tha se normat e interesit mund të rriten më tej, nëse kushtet ekonomike do të jetë të favorshme.
Pas këtyre deklaratave dollari pati një tendencë në rënie përballë monedhave kryesore ndërkombëtare. Megjithatë, si euro ashtu edhe paundi britanik po qëndrojnë në nivelin më të ulët në 1 muaj, përballë monedhës së gjelbër. Sipas analistëve, Powell nuk tha ndonjë detaj që nuk dihej dhe dështoi të japë indikacione në lidhje me ecurinë e inflacionit në të ardhmen.
SCAN

Nafta, sesioni i katërt në rritje - Mbështetet nga rritja e kërkesës në Kinë dhe tërmeti në Turqi
Nafta po qëndron në rritje edhe në sesionin e sotëm, duke publikuar fitime për të katërtin sesion me radhë, për shkak të çrregullimit të furnizimit për shkak......

Bursat europiane zgjerojnë fitimet - Mbështeten nga të dhënat ekonomike dhe nga fitimet e korporatave
Tregjet europiane po qëndrojnë në rritje edhe në sesionin e sotëm, duke zgjeruar fitimet e një dite më parë, pasi investitorët i mirëpritën të dhënat mbi......

Forcohen ndjeshëm Paundi dhe Franga. Sa këmbehen sot Euro dhe Dollari?!
Paundi britanik është blerë sot me 130 lekë dhe është shitur me 131 lekë duke regjistruar kështu një rritje të ndjeshme të vlerës në raport me ditën e djeshme......

Marrëveshje të paligjshme? Njoftimi për rritjen me 37 % të bulmetit nga 15 shkurt vë në lëvizje Autoritetin e Konkurrencës. Nis monitorimi në terren
Lajmi se kompanitë e përpunimit të qumështit në vend kanë njoftuar pikat e shitjes me pakicë se duke nisur nga 15 shkurti, furnizimet e reja të bulmetit do të......

Qeveria dhe bashkitë, monitorim të rreptë përmes shifrave - “Busull orientimi për politika ekonomike dhe transparencë”
Statistikat e sakta janë mënyra më e mirë e kontrollit ndaj punës së qeverisë qendrore dhe të bashkive në lidhje me transparencën dhe ofrimin e shërbimeve për......

Mbi 11 mijë viktima në Siri dhe Turqi nga tërmeti - Sizmiologët vendas: Aktivitet i lartë sizmik në 90% të vendit
Situata sizmike në Turqi dhe Siri vazhodn të jetë kritike. Tërmeti i së hënës me magnitudë 7.8 në pllakën e Anadollit u përhap për rreth 100 kilometra në......

Gara për rikonceptimin e stadiumeve - Projekt-ide për Durrësin, Korçën dhe Vlorën
Në Agjencinë e Prokurimit Publik, Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit ka shpallur tre tendera për konkurs të projektimit për tre komplekse sportive......

Shqipëria shton ndihmat në Turqi - Peleshi: 73 forca kërkim shpëtimi dhe 3 ambulanca për të prekurit nga tërmeti
Qeveria shqiptare do të vijojë të shtoj ndihmat nga Turqisë. Ministri I mbrojtjes Niko Peleshi njoftoi pas mbledhjes së qeverisë se aktualisht ë zonat e......