Shqipëria Postuar më 8 Shkurt 2023, 14:32

Qeveria dhe bashkitë, monitorim të rreptë përmes shifrave - “Busull orientimi për politika ekonomike dhe transparencë”

Nga SCAN TV
Qeveria dhe bashkitë, monitorim të rreptë përmes shifrave -

Statistikat e sakta janë mënyra më e mirë e kontrollit ndaj punës së qeverisë qendrore dhe të bashkive në lidhje me transparencën dhe ofrimin e shërbimeve për qytetarët.

INSTAT ka prezantuar “vjetarin rajonal statistikor 2022” i cili pasqyron mbi 150 tregues në sektorë të ndryshëm në nivel rajonal dhe lokal.

Ky projekt është mbështetur nga  qeveria zvicerane, e cila e shikon gjenerimin e të dhënave të sakta si bazë për transparencë dhe afrimin me Bashkimin Europian.

Nga ana tjetër, statistikat shërbejnë edhe për të shmangur varfërinë dhe pabarazinë mes qarqeve dhe bashkive.

Botimi i ardhshëm i vjetarit statistikor do të pasurohet me elementë të tjera shtesë.

Elisabeta Dosku/ SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat