Rajoni Postuar më 8 Shkurt 2023, 14:31

Mbi 11 mijë viktima në Siri dhe Turqi nga tërmeti - Sizmiologët vendas: Aktivitet i lartë sizmik në 90% të vendit

Nga SCAN TV
Mbi 11 mijë viktima në Siri dhe Turqi nga tërmeti -

Situata sizmike në Turqi dhe Siri vazhodn të jetë kritike. Tërmeti i së hënës me magnitudë 7.8 në pllakën e Anadollit u përhap për rreth 100 kilometra në drejtimin lindje perëndim dhe në zonën qendrore, shkaktoi dhe pse në një zonë të kufizuar një zhvendosje prej 10 metrash. Energjia e grumbulluar në vitet e fundit kërkon ende kohë për t’u çliruar, si e dëshmon dhe përsëritja e vazhdueshme e lëkundjeve, ku më e lehta ishte e magnitudës 4.7.

Ndërkohë rritet bilanci i viktimave të tërmetit në Siri dhe Turqi: mbi 11 mijë. Një garë kundër kohës dhe temperaturave të ulëta për të gjetur të mbijetuar nën rrënoja.

Sipas Organizatës botërore të shëndetësisë deri në 23 milionë njerëz mund të preken nga pasojat e tërmetit. Dhjetëra shkolla, spitale dhe objekte të tjera mjekësore e arsimore u dëmtuan ose u shkatërruan nga lëkundjet duke lënë pasoja shumë të rënda tek fëmijët sipas Unicef.

Presidenti i vendit Erdoan deklaroi se mbi 8 mijë njerëz janë shpëtuar, 49.133 janë plagosur dhe 6.444 ndërtesa janë shkatërruar deri më tani.  Ekipet e shpëtimit dhe automjetet po mbërrijnë nga e gjithë bota. Tërmeti goditi dhe shkatërroi një zonë që shtrihet për 450 kilometra. Kreu i shtetit vizitoi zonën e prekur në juglindje dhe premtoi se shumë nga ata që kanë mbetur të pastrehë do të transferohen në hotele në Antalia, Alanya dhe Mersin, vendpushime bregdetare në jug të vendit.

Dorina Kurtaj / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat