Shqipëria Postuar më 9 Shkurt 2023, 09:22

Forcohen ndjeshëm Paundi dhe Franga. Sa këmbehen sot Euro dhe Dollari?!

Nga SCAN TV
Forcohen ndjeshëm Paundi dhe Franga. Sa këmbehen sot Euro dhe

Paundi britanik është blerë sot me 130 lekë dhe është shitur me 131 lekë duke regjistruar kështu një rritje të ndjeshme të vlerës në raport me ditën e djeshme sipas kursit të këmbimit lokal.

Edhe Franga zvicerane ka shënuar një rritje të konsiderueshme të kuotës mëngjesin e kësaj të enjte teksa blihet sot me 116.7 lekë dhe shitet me 117.6 lekë krahasuar me ditën e mërkurë.

Monedha europiane shfaqet relativisht konstante këtë të enjte pasi nuk ka pasur luhatje të ndjeshme të vlerës teksa vijon sot të blihet me 115.9 lekë dhe të shitet me 116.4 lekë në raport me një ditë më parë.

Dollari amerikan sakaq vazhdon të qëndrojë relativisht në pozicion rikuperimi pasi është blerë ditën e sotme me 107.8 lekë dhe është shitur me 108.6 lekë në raport me ditën e djeshme.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat