Shqipëria Postuar më 8 Shkurt 2023, 17:44

Marrëveshje të paligjshme? Njoftimi për rritjen me 37 % të bulmetit nga 15 shkurt vë në lëvizje Autoritetin e Konkurrencës. Nis monitorimi në terren

Nga SCAN TV
Marrëveshje të paligjshme? Njoftimi për rritjen me 37 % të

Lajmi se kompanitë e përpunimit të qumështit në vend kanë njoftuar pikat e shitjes me pakicë se duke nisur nga 15 shkurti, furnizimet e reja të bulmetit do të kenë çmime deri në 37% më të larta, ka bërë që të vihet në lëvizje Autoriteti I Konkurrencës.

Në një njoftim për mediat, Autoriteti informon se ka nisur monitorimet në terren.

Duke ndarë të njëjtin shqetësim për rritjen e çmimit të produkteve të bulmetit nga ndërmarrjet në fjalë, Autoriteti po monitoron në terren me qëllim evidentimin nëse ky njoftim do të zbatohet në tregun e shitjes me pakicë dhe, mbi të gjitha, nëse kjo sjellje është abuzive e si rrjedhim në shkelje të ligjit nr.9121/2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës” shkruhet në njoftimin e Autoritetit.

Ligji “Për mbrojtjen e konkurrencës” ndalon të gjitha marrëveshjet të cilat kanë si objekt ose si pasojë pengimin, kufizimin ose shtrembërimin e konkurrencës në treg, veçanërisht marrëveshjet që caktojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë çmimet e blerjes ose të shitjes, kufizojnë ose kontrollojnë prodhimin, ndajnë tregjet ose burimet e furnizimit apo vendosin kushte tregtimi.

Sjellim në vëmendje të ndërmarrjeve të përpunimit të qumështit se, shkelja e ligjit “Për mbrojtjen e konkurrencës” përbën kundërvajtje administrative dhe sanksionohet me gjobë, në masën deri në 10 për qind të xhiros së vitit financiar paraardhës të ndërmarrjeve të përfshira në marrëveshje të paligjshme” paralajmëron AK.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat