Europa Postuar më 9 Shkurt 2023, 09:42

Bursat europiane zgjerojnë fitimet - Mbështeten nga të dhënat ekonomike dhe nga fitimet e korporatave

Nga SCAN TV
Bursat europiane zgjerojnë fitimet - Mbështeten nga të

Tregjet europiane po qëndrojnë në rritje edhe në sesionin e sotëm, duke zgjeruar fitimet e një dite më parë, pasi investitorët i mirëpritën të dhënat mbi ekonominë.

Indeksi pan-Europian Stoxx 600 po qëndron në rritje me rreth 0.7%, ndërsa shumica e sektorëve janë në territor pozitiv.

Megjithatë, investitorët po tregohen të kujdesshëm, në pritje të të dhënave mbi inflacionin në SHBA. Edhe shumica e tregjeve amerikane patën një performancë pozitive.

Ndërkohë, disa zyrtarë të tjerë të Rezervës Federale kanë mbështetur idenë e rritjes së interesave, mbase deri në nivelin e 5.25% për shkak se ekonomia amerikane është në gjendje mjaft të mirë.

Referuar fitimeve të korporatave, Siemens njoftoi se fitimet për tremujorin e fundit u rritën me 10%, në totalin e 18.1 miliardë eurove.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat